web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

16 vite pas sulmit terrorist mbi dy kullat binjake/ Çifti presidenial udhëheq ceremoninë

11 Shtator 2017, 09:26, Aktualitet CNA

Si sot gjashtmbëdhjetë vite më parë, Amerika por dhe gjithë bota u trondit nga sulmet e tmerrshme terroriste, që i morën jetën rreth tre mijë personave.

Më 11 shtator të vitit 2001, dy avionë të rrëmbyer nga terroristët, pjesë e brigadave të Bin Ladenit goditën kullat dy binjake në Nju Jork, por edhe  Pentagonin.

Kjo ngjarje tragjike shënoi fillimin e fushatës së përgjithshme amerikane dhe perëndimore kundër terrorizmit, e cila rezultoi me luftërat në Afganistan dhe Irak, me hapjen e burgut në Guantanamo, përforcim të masave të sigurisë dhe agjencive në favor të së drejtave të njeriut, me rritje të buxhetit ushtarak.

Ceremoninë përkujtimore të këtij viti do ta udhëheqë presidenti amerikan, Donald Trump. Në njoftimin  zyrtar Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, do të mbajnë një moment të heshtjes në Shtëpinë e Bardhë, pak para orës 9 të mëngjesit, sipas kohës në Nju Jork, që ishte koha kur aeroplani i parë i kishte goditur Kullat Bonjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, më 11 Shtator të vitit 2001.

Presidenti dhe zonja e parë, po ashtu, do të marrin pjesë në ceremoninë në Pentagon, e cila udhëhiqet nga sekretari i mbrojtjes, Jim Mattis, dhe gjenerali Joseph Dunford, që është shef i shtamadhorisë së Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara.





Lajmet e fundit nga