Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpalosur sot përreth një orë në parlament programin e tij qeverisës.
Rama e filloi me shkollimin e fëmijëve, më tej artikuloi problematikën në fusha të ndryshme shoqërore, shëndetësi, infrafstrukturë, rend, siguri dhe e mbylli me turizmin.
Fjala e kryeministrit Rama, nuk kishte asgjë më shumë se sa artikulimet e tij të shpeshta gjatë fushatës elektorare për zgjedhjet e 25 qershorit.
Edi Rama nuk dha asnjë shifër dhe fakt konkret se sa do rriten investimet, si do ulen taksat, sa do të jetë numri i administratës, si do të menaxhohet territori, si do të rritet rendi dhe siguria, apo si do të përmirësohet turizmi brenda një viti.
Si një eseist i shkëlqyer, Edi Rama filloi dhe mbaroi pa asnjë gjë konkrete përveç kërkesës drejtuar deputetëve që të mos ikin vitin tjetër jashtë shtetit, sepse do të kemi një sezon turistik fantastik, edhe ky një premtim ndoshta i vetmi i bërë konkretisht gjatë fjalës së tij.
Një fjalim ku Edi Rama nuk premtoi asgjë, por preku nga pak çdo fushë, thjesht dhe vetëm duke konstatuar dështimet e tij, por me një gjuhë që faturën ia linte të shkuarës, a thua se Rama nuk ka qenë katër vite kryeministër.
Ashtu siç pritej Rama premtoi 140 mijë vende pune, nga 220 mijë që kishte premtuar në fushatë. Kryeministri më shumë se konkret në shpalosjen e programit të tij, ishte njeriu që mediatikisht shpalosej si viktima e mandatit të fituar, a thua se Rama nuk kishte garuar për kryeministër, por e kanë vënë me zor në krye të qeverisë. Shumë fusha nuk i zuri aspak në gojë, fjalimi ishte një mirënjohje edhe për Lulzim Bashën dhe marrëveshjen me të. Mes rrjeshtave ai e vlerësoi opozitën por nuk harroi ta ngarkonte me përgjegjësi duke i kërkuar që integrimi i Shqipërisë të jetë një proces i përbashkët.
Rama nuk la pa theksuar edhe marrëdhëniet me Greqinë, fqinjin jugor, dhe kërkoi që të ketë një partneritet dhe marrëdhënie të ndërsjelltë midis palëve me respekt reciprok. Ai tha se Greqia është i vetmi vend që Shqipëtria ka probleme, a thua se Edi Rama këto katër vite nuk ishte Kryeministër i vendit.
Premtimi se vitin e ardhëshëm do të kemi sezon turistik fantastik me më shumë siguri, plazhe më të pastra dhe standarte për pushuesit, duket më shumë shashkë e kryeministrit, kjo për një fakt të thjeshtë. Çfarë e pengoi këto katër vite Edi Ramën të bënte atë që premton se mund ta bëjë për 6 apo 7 muaj? Gjithmonë turizmin e ka pasur vetë në kontroll.
Fjalimi i Ramës sot në parlament mund të quhet përshpirtje për qeverinë. Edi Rama thjesht mbajti psalmin e rradhës./CityNews
Si sot gjashtmbëdhjetë vite më parë, Amerika por dhe gjithë ...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në seancën e prë...
Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij gjatë seancës së p...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka uruar të gjithë ...
Sipas informacioneve që zotëron CityNews.al gjatë seancës së...
Më shumë se sa për atë që ndodhi në Kuvend, debati brenda PD...
Ka nisur seanca e parë parlamentare, e cila që në minutat e ...
Seanca e parë plenare do të ketë diskutime të shumta nga opo...
Sot zhvillohet seanca e parë plenare dhe pritet që të zgjasë...
Sot në orën 10:00 filloi seanca e parë parlamentare, ku do t...
Dita e sotme shënon fillimin e sezonin e ri shkollor për 201...
Profesori dhe akademiku Farudin Hoxha, ka ndërruar jetë në m...
Eduard Ndocaj ish-deputeti i PS i njohur ndryshe si kauboujs...
Shumica e ministrave në Qeverinë e Ramush Haradinajt janë mi...
Të shtunën, me gjashtëdhjetë e një vota pro dhe një abstenim...
Kreu i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serb...
Nëntë anëtar nderi të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ...
DASHI 21. mars – 20. prillÇastet e lumtura do mbizotërojnë g...
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për mëng...
DASHI 21. mars – 20. prillJeta juaj në çift do shkoj më së m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...