web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive/ Zbulohen lidhjet e Lulzim Bashës me Gramoz Ruçin

11 Shtator 2017, 12:23, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është gjendur nën uraganin e akuzave të demokratëve se është skenaristi dhe autori që çoi votat e deputetëve të PD-së për zgjedhjen e  Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

Në fakt, autori është Lulzim Basha dhe përgjegjësi kryesor, sepse lista e deputetëve u përgatit prej tij dhe publikisht ai tha se ishte përgjegjësia e tij personale.

Por, përtej listës dhe përgjegjësisë politike që ka përballë demokratëve, ka dhe disa akuza që hidhen ndaj Bashës se iu shitën edhe të tjera.

Faktikisht, deputetët përtej shitjes, mund të jenë urdhëruar nga Basha jo vetëm për diversion, por edhe si detyrim personal të familjarëve të tij ndaj kryeparlamentarit të ri socialist.

Lulzim Basha tashmë është i faktuar nga mediat se kontrollohet për çdo veprim apo qëndrim të tij politik nga bashkëshortja Aurela, kunati Erjoni dhe vjehrri i tij Xhafa.

Për ata që nuk e dinë, apo ende nuk e kanë lexuar në media, Xhaferr Isufaj është vjehrri i Lulzim Bashës, është babi i Erjonit, kunatit më të famshëm në Shqipëri, dhe Aurelës, zonjës Basha e cila në fakt është kryetarja në hije e Partisë Demokratike.

Xhaferri është një ish-kapterr apo oficer ndërlidhje i kohës së dikataturës. Tepelenas me lidhje miqësore me Gramoz Ruçin. Mediat shpesh kanë raportuar se Gramoz Ruçi ka qene pjesë e dasmës të Aurelës me Lulzimin. Xhaferri ka qenë votues sistematik i Partisë Socialiste dhe njihet për miqësinë e tij me Grsamoz Ruçin.

Ai tani ndoshta do më shumë dhëndrrin se mikun e dikurshëm, ish-sekretarin e parë të PPSH në Tepelenë, Gramoz Ruçin, por shpërblimin për miqësinë e dikurshme nëpërmjet dhëndrit dhe ushtarëve të dhëndrit të tij, ai ia dha dy ditë më parë. Miqësia e Xhafës me Ruçin shpjegon atë që ka ndodhur vërtetë në grupin parlamebntar të PD-së. Përtej lidhjeve personale të një deputeti me kreun e ri të Kuvendit qëndron lidhja direkte e Lulzim Bashës me Gramoz Ruçin./CityNews





Lajmet e fundit nga