web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kur i “forti lagjes” shan me rob shpie policin

11 Shtator 2017, 11:40, Aktualitet CNA

Nga Artur  AJAZI

Muajt apo edhe vitet e fundit, kemi dëgjuar të flitet shpesh për raste dhune dhe kundërdhune mes uniformave blu dhe qytetarëve, për raste dhune verbale dhe fizike mes uniformave blu dhe personave që janë shpallur në kërkim, apo raste dhune fizike mes uniformave blu dhe të dënuarve në burgjet e vendit, apo kur zbatohen vendimet e gjykatave. Por të dëgjosh dhe shikosh live, se si një person që vetëquhet dhe njihet si ?i fortë? i lagjes apo qytetit, nuk u ndalon patrullave policore, kalon postobllokun ?Ndal Policia?, dhe pastaj kthehet pas, ul xhamin e makinës së blinduar dhe shan me ?rob shpie? gjithë skuadrën policore, kjo padyshim tregon se ku kemi arritur.

Deri këtu ka arritur  katandisja e uniformave që garantojnë shtetin ligjor, deri këtu ka arritur policia, apo shkalla e implikimit dhe e degjenerimit të uniformave blu, deri këtu  ka arritur  të përdhoset  shkalla e besimit të qytetarëve tek rendi dhe qetësia publike, tek shikojnë dhe dëgjojnë live dhe pa censurë, një ?të fortë? ti sulet një patrulle policore me fjalët më fyese që përmban fjalori shqip-shqip. Ngjarja (ashtu sikurse qindra ngjarje të tilla në çdo cep të vendit) ka ndodhur përpara disa ditësh në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, (sapo kalon TEG) pranë një postoblloku policor, që kishte marrë detyrën të kontrollonte makinat e dyshimta apo edhe vendosjen e rripit të sigurimit tek shoferët dhe pasagjerët e tyre.

Ishte ora 16.50, dhe ky aks nacional realisht kishte mjaft  ngarkesë, pasi ishte fundjavë dhe makina të shumta ktheheshin nga Elbasani, Pogradeci apo Korça. Gjatë kryerjes së shërbimit rutinë, një prej policëve , tek ka parë makinën luksoze ngjyrë të zezë, të ecte me shpejtësi mbi normat,  ka zgjatur tabelën e ndalimit, dhe ka bërë me shenjë për shoferin e saj të hapë krahun.

Por ?i forti? , jo vetëm nuk e ka ndaluar makinën, por ka rritur shpejtësinë aq sa është dukur sikur ka rrezikuar jetën e dy kolegëve të policit, që kishte ngritur tabelën e ndalimit. Askush nga patrulla nuk ka reaguar, por diçka kanë nisur të bisedojnë mes tyre, ndërkohë që pas afro 2 minutash, ?i forti? është kthyer, ka xhiruar gomat e makinës së tij luksoze, ka ulur xhamin e shoferit dhe ka nisur të shajë me libër shtëpie policin dhe dy kolegët e tij. ?Mos gabo mo të ndalosh këtë makinë ti o k?, sepse të sh? robt e shpisë?. Përgjigja e të paktën  policit që mbante tabelën në duar, dhe që kishte marrë një qëndrim gatitu, ishte skandaloze për një unoformë shteti, ?na fal or burr, nuk të njoha, paske ndërru makinë, hallall?,  dhe pastaj duke i futur një të qeshur nga zori.

Një turp i madh, një pështirosje e madhe ndaj një polici që përdhos uniformën, ligjin, shtetin, misionin e tij, automjetin me simbolet e policisë, dhe natyrisht nuk mund të ndjeshesh mirë si qytetar dhe si prind, tek shikon se si shkelet me këmbë dhe poshtërohet, unoforma tek i cili besojmë se do të ruajë rendin dhe qetësinë publike. Ngjarja u bëri përshtypje të gjithëve që mbanin rradhën në trafikun e rënduar dhe që shkonin në drejtimin e tyre, drejt Elbasanit apo Tiranës, dhe gjithkush që ishte dëshmitar dhe dëgjoi fjalët e thëna me zërin e trashur të ?të fortit?, u ndje keq.

Besoj se çdo njëri prej nesh që shikoj dhe dëgjoi live ngjarjen e turpshme, ku u ofenduan dhe poshtëruan policët  me uniforma, padyshim ka menduar se ?se shteti ka rënë?, sepse ka rënë forca e tij, ka rënë rreputacioni tij, kanë rënë simbolet e tij. Askush nga ne, nuk mund të ndjehet mirë, nuk mund të ndjehet i qetë dhe i sugirtë, nuk mund të mos indinjohet kur shikon dhe dëgjon, se si një polic i këtij shteti, roja i ligjit  dhe zbatuesi i tij, fyhet, dhe shahet me fjalorin më vulgar nga një person që patjetër duhej të ishte me precedent penal, ndoshta edhe ?person në kërkim?.

Asnjë qytetar nuk ndjehet komod tek shikon skena të tilla dhe dëgjon se si poshtërohet unoforma e shtetit, dhe patjetër revoltohet edhe për dy standardet. Nga njëra anë kjo polici ndalon, gjobit, penalizon, ndonjëherë edhe masakron  çdo qytetar të thjeshtë që ndoshta nga hallet e problemet e përditshme ka harruar të vendosë rripin e sigurimit, dhe nga ana tjetër i buzëqesh, dhe e nderon me duar dhe këmbë ?të fortin?, i cili padyshim ose e mban me lekë, ose ka mik shefin e tij dhe gjithçka quhet e mbyllur. Këta janë ?çunat? që detyrën dhe misionin e tyre e bëjnë duke përdorur kulaçin me ?trimat?, dhe kërbaçin me viktimat. Kjo është policia që duam zoti Rama ?





Lajmet e fundit nga