web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Opozita e intoksinuar dhe "çuni" i mirë

11 Shtator 2017, 11:30, Aktualitet CNA

Nga Zef ZEFI

U qamë shumë për Kryeministrin Rama 1 si përdorues frekuent të drogërave, mendjen e tij të sëmurë, të intoksikuar. Mirëpo nuk qënka kështu.
Ai me Tahir’ zbuloi Lazaratin. Theu hambarët, zgjodhi farat “elitë” dhe “pasuroi” Shqipërinë, drogoi fëmijët, nxënësit, drogoi studentë, ministrat, partinë e vet e futi në delir, drogoi administratën, drogoi popullin e mëngjër, drogoi mediat, malokë, toskë e sorollopë. Drogoi ambasadorë, rajonin, po dhe Evropin. Drogoi Belgrad’ e Stambollë.
Këtë nuk e bën një i droguar, o popull mjeran,
këtë e bën një mendje-esëll; një rrufjan, trafikant, drogë-shitës mielli e gjethi, këtë e bën një “bandit” me skuadren e tij “bandën” që kur votohet quhet pushtet, shtet, kapo, udhëheqës, a çfarëdo, po kurrë bandit. Banditi ka problem shtetin, ketu ai është shteti vetë.
Të gjitha penalitetet morale (per ato ligjore nuk bëhet fjalë) mund ti meritojë “spacciator-i”, po asgjë nuk ndryshon për mirë pa dizintoksikuar, pa kuruar blerësin dhe përdoruesin e “mallit”

Opozita zyrtare ka shumë kohë që deliron. Te gjitha sëmundjet hipotetike janë komisionuar e analizuar, po askujt nuk i shkonte dot në mendje se pikërisht opozita-i vetmi nerv i gjallë e i ndjeshëm i vendit, të ishte një nga përdoruesit frekuent të “mallit” rilindas.
E ububushmja na ka zënë derën.
Eshtë opozita përdoruesja e parë e “mallit” perdoruesja e “miellit” rilindas, konsumatorja frekuente e ketij malli.
Mjafton ta shohësh në sy, i ka bebëzat e zgjeruara, shikon vetëm përhijtje. Qesh apo mërzitet pa sens. Kotet, kotullohet, e zë gjumi kudo, në rrugë, nënrrugë, në cepe pallatesh, në trotuar, si natën ashtu në pikun e mesditës. Shurron e përmirret në pantallona dhe qesh me “vepren” sepse i ndjen bythët e lagështa. Tani edhe damarët, sado i fshihte, edhe venat i shihen të nxira, shihen dregëzat, po dhe ndonjë pllangë gjaku e pakoaguluar. Flet përçart, përjarget, qahet, pastaj qesh e debilizuar me botën dmth me popullin që s’e kupton
Është alarmante, mikesha, miq, shoqe e shokë. Opozita është përdoruse. Opozita është e droguar.
Kishim halle boll, po një shpresë ishte diku, edhe kundërshtari më i thekur i opozitës, kur sheh tek i votuari i vet mbrapshtira, lajthitje, veshtrimin e kthente edhe pa simpati nga alternativa, propozimi tjetër zyrtar, dmth opozita.
Po ku ta marrë opozitën! Nuk ka opozitë. Opozita si përdoruese, sapo ti shteret efekti i mallit në gjak, bie në depresion, sheh rrugën, kur do mbërrijë “shpëtimitari” me dozën, tafikanti, dmth shefi. Opozita është nën vartësinë e krye…trafikantit.
Krye…trafikanti tall menderen me të, si macja me miun. Ia shtrin “karamelen” e ditës dmth dozën, po nuk ia jep. Opozita kërcen, për ta marrë. Po ëhë…, ka kushte mor plak!
Duhet të bëhesh “gocë e mirë, çun i mirë…”





Lajmet e fundit nga