web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sasi e madhe droge në banesë/ Katër shqiptarët arrestohen nga policia italiane

24 Gusht 2017, 11:58, Aktualitet CNA

Policia italiane ka vënë në pranga ditën e sotme katër shqiptarë, të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur, ndërsa mësohet se i përkasin grupmoshës nga 23-33 vjeç. Sipas mediave italiane, arrestimi i tyre u bë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tyre, iu gjetën 322 kg marijuanë.

Forcat e policisë ranë në gjurmët e trafikantëve në momentin që morën informacion se në një lokal në zonën Borghese në Romë shpërndahej lëndë narkotike.

Uniformat blu filluan të monitoronin lokalin, ku kishin krijuar lidhje me një shpërndarës droge. Ky i fundit i drejtoi policët te shtëpitë e shqiptarëve, të cilët jetonin vetëm disa kilometra larg lokalit./CityNews





Lajmet e fundit nga