web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali me dosjet e fshehura/ Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë zbarkojnë nëpër gjykatat kryesore

24 Gusht 2017, 10:51, Aktualitet CNA

Pasi një ditë më parë u zbuluan treqind dosje të fshehura në Gjykatën e Tiranës, të cilat nuk qenë dërguar për rekurs në gjykatat e larta repektive, inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë kanë zbarkuar nëpër gjykatat kryesore të vendit. Motivi: dyshohet se i njëjti fenomen mund të jetë prezent jo vetën në gjykatën e kryeqytetit por edhe në homologet e saj të qarqeve të mëdha.

Sikurse raporton gazeta ?Sot?, urdhëri për kontrollet e rrepta është dhënë nga zëvëndësministrja në detyrë Etilda Gjonaj, e cila gjithashtu ka kërkuar bashkëpunim me të gjitha institucionet e larta të drejtësisë si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria dhe gjykatat. Reagimi më i pritshëm është ai i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili  ka atributin të kryejë verifkime dhe hetime administrative në rast se në këtë skandal të fundit të fshehjes së dosjeve do të rezultojnë si personazh bashkëpunues edhe gjyqtarët.

A është shtrirë edhe në gjykatat e tjera ky skandal apo Gjykata e Tiranës ku fare rastësisht u zbuluan jo pak por treqind dosje që përmbanin çështje të ndryshme administrative është një fenomen i izoluar? Të presim përfundimin e kontrolleve./CityNews





Lajmet e fundit nga