web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti Mandia mohon ministrin Demiraj/ Ka apo nuk ka punonjës policie të përfshirë në krimin zgjedhor

19 Gusht 2017, 11:18, Aktualitet CNA

Një dualitet i papjtueshëm del të jetë prezent në konstatimin e dy ish pjesëtarëve të lartë teknik të kabinetit Rama, lidhur me përfshirjen në krimi elektoral të punonjësve të Policisw sw Shtetit.

Ndërkohë që përpara se të dorëhiqej nga detyra e ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, ka raportuar emrat e tridhjetë e tre punonjësve të Policisë në të gjitha nivelet, të cilët shpërdoruar detyrën dhe u përfshinë në fushatën elektorale, në raportin për zgjedhjet, që zvendëskryeministrja Ledina Mandija ka hartuar, konstatohet se drejtori i Policisë nuk paraqiti asnjë rast të përfshirjes së policisë në zgjedhje.

Sipas një shkrese të cituar nga ?lapsi.al?, datë 19.06.2017, që mban firmën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtuar zv. kryeministres Mandija informohet se nuk ka asnjë punonjës policie të përfshirë në procesin zgjedhor. Por të kundërtën ka konstatuar ish-ministri Demiraj në mbledhjen e Task-Forcës së datës 25 qershor 2017.

Në këtë mbledhje, Demiraj ka folur me emra konkretë të drejtorëve të policisë që mbështesin subjekte të caktuara politike. Në raportin përfundimtar, Demiraj ka përcjellë emrat e 33 punonjësve të policisë të të gjitha niveleve që kanë shpërdoruar detyrën dhe janë përfshirë në procesin zgjedhor.

Në listën me emra të denoncuar nga ish-ministri Demiraj sqarohen edhe subjektet apo individët që punonjësit e policisë kanë mbështetur gjatë fushatës zgjedhore. Pjesë e emrave të denoncuar janë 11 shefa komisariatesh në të gjithë vendin, drejtorë policie dhe funksionarë të lartë në Policinë e Shtetit.





Lajmet e fundit nga