Pasi e masakruan me shufra hekuri/ Tjetër paralajmërim shefit të Triportit në Vlorë
Pak ditë më parë, pasi i zunë pritë në hyrje të pallatit ku ...
Deputeti ?xhaketë vjetër? i Republikës së re të Lulzim Bashës, Tritan Shehu, është personazh edhe i një tjetër libri të gazetarit Xhovani Shyti, përveç atij me titullin ?Pabesia e një ambasadori në Tiranë?. Fjala është për librin ?Ditët e frikëshme të vitit ?97-të?, pjesë e ciklit ?Ditari i gazetarit?.
Në ndërkapitullin ?Helikopteri që solli pengun?, ndërsa përshkruan kronikën e ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Lushnjes, midis të tjerave autori jep edhe vizitën e papritur të Tritan Shehut në këtë qytet, banorët e të cilit ishin hedhur në revolta të pandalëshme, duke djegur një serë institucionesh shtetërore, pas rrënies së skemave piramidale tek të cilat ata kishin depozituar paratë.
?Qindra qytetarë qenë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit, para Bashkisë së djegur e në trotuare, duke komentuar shkrimet e gazetave ditore që u bënin jehonë ngjarjeve të fundit në qytetin e tyre, dhe shprehnin indinjatën e thellë për heshtjen e qeverisë përpara kësaj gjëndjeje të nderë?,- shkruan autori në faqen 60 të librit, dhe më tej vijon:
?…Ndërkaq se kush përhapi një lajm, që u komentua si i porsadalë nga zyrat e Policisë lokale. Sipas këtij lajmi: Një helikopter ishte nisur nga Tiranë, me të burgosurit, midis të cilëve thuhej se ishte edhe vetë ?Gjeneral? Rrapush Xhaferri. Vendqendrimi i këtij helikopteri do të ishte stadiumi i qytetit, ku ai pritej të mbrinte pas disa minutave. Një pjesë nuk e besuan këtë lajm, duke e vlerësuar si truk të policisë vendore për të liruar sheshin, kurse shumë të tjerë rendën me një frymë në pjesën jugore të qytetit, atje ku ndodhej stadiumi i futbollit…
Uturima e motorëve të helikopterit ushtarak shoi çdo dyshim tek njerëzit dhe nxiti kureshtjen e të gjithëve. Madje dhe gratë e fëmijët braktisën punën e lodrat dhe u dyndën drejt fushës së gjelbër…Të gjithë prisnin me sytë drejtuar nga helikopteri.
Në momentin që rrotat prekën barin e zverdhur e të tharrë vënde-vënde të fushës së futbollit, një ?uuuuu…! zhgënjyese përfshiu turmën që kishte mbushur tribunën kryesore dhe shkallët e stadiumit. Nga që kur helikopteri ndali dhe prej tij zunë të zbrisnin të mezipriturit, “Gjeneral” Rrapushi, bosi i fondacionit Xhaferri, nuk ishte midis grupit të ?mysafirëve?…
Dikush nga të sapoardhurit foli, me megafon, dhe e ftoi turmën të zhvendosej në aneksin për karshi pishinave, pasi njëri nga njerëzit e rendësishëm të Qeverisë do tu thoshte disa fjalë.
Sheshpushimi i shkallëve që të shpinin për në tribunë u shfrytëzua për podium. Mirëpo kush ishte njeriu i rendësishëm i qeverisë, që kishte sakrifikuar ardhjen nga Tirana, për tu thenë disa fjalë? Kureshtja nuk zgjati shumë. të rrethuar midis katër pesë shoqëruesve civilë njërëzit arritën të pikasin zëvendëskryeministrin, Tritan Shehu, njëherësh edhe ministër i Jashtëm e deputet i Lushnjes, të veshur me një kostum bojëqielli të lehtë e më kravatë ngjyrëndezur, që përpiqej të buzëqeshte. ?Unë- tha ai,- Jam këtu për të…?.
* Fragmenti i mësipërm është eksluzivitet i CityNews. Botohet me leje të autorit. Nëse jeni i interesuar për ta blerë, librin e gjeni tek libraritë ? Adrion?, pranë Pallatit të Kulturës dhe ?Book Story? në qendrën tregtare TEG.
Pak ditë më parë, pasi i zunë pritë në hyrje të pallatit ku ...
Ish- kreu i LSI, njëherazi kreu i grupit parlamentar, Petrit...
Hetimet për sulmin në Barcelonë kanë marrë një tjetër rrjedh...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që tronditi Lu...
Të paktën shtatë persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre d...
Ndryshe nga vetingu, i cili do të nisë në shtator, ngritja e...
Të paktën 542 rrënjë bimë kanabis janë asgjesuar gjatë një o...
Një 23- vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ...
I nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin ...
Një 46- vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia, pa...
Aktorja shqiptare Ornela Kapetani sjell trofeun e aktores më...
Kasaforta e një hoteli, brenda së cilës ndodheshin ora e biz...
Në rubrikën e mëngjesit të kryeministrit Rama është rrëfimi ...
Gëzimi dhe hareja e një dasme në qytetin e Korçës është pris...
DASHI 21. mars – 20. prill Do luani shumë me ndjenjat e atij...
Këta janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e m...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Lushnjë, teksa një grua k...
Kreu i Departamentit të Planifikimit dhe Zhvillimit Urban në...
Sot ka pasur një shpërthim komentesh nga kundërshtarë të Lul...
Gjatë orëve të mësimit të gjithëve na ka ndodhur që të mërzi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...