web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish- kreu i LSI sulmon Ramën/ Kryeministër shkollëpak s’ia thua hiç nga Kushtetuta

11 Gusht 2017, 09:03, Aktualitet CNA

Ish- kreu i LSI Petrit Vasili i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mbledhë qeverinë, pasi e ka detyrim kushtetues në raste të tilla emergjente.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Vasili ka numëruar ploblematikat krysore me të cilat po përballet vendi sipas tij. Ai shkruan se vendi është pushtuar nga flakët, mbytjet në bregdet nuk kanë fund, mungon energjia elektrike, uji i pijshëm, e megjithatë Rama nuk gjen kohë për të mbledhur qeverinë, por shkruan statuse në Facebook.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, i bëri thirrje Ramës që të mbledhë qeverinë, pasi Kushtetuta nuk ia njeh postimet e tij në atë që ai e quan ?Facebook-u veror i qeverisë?.

Statusi i plotë i Vasilit
Shqipëria pa qeverisje dhe pa qeveri.

Megjithë katastrofën e zjarreve në gjithë Shqipërinë, mbytjet që vazhdojnë në plazhet tona- ku edhe dje në Vlorë pati një tjetër rast fatkeq e ku kurrkush nuk e ndihmoi, mungesën e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm si ankth i përditshem i mijëra pushuesve, në asnjë rast nuk pamë as qeveri e as qeverisje që të mblidhej, të vendoste, të zgjidhte dhe t’u printe punëve në këto ditë halli.

Dikush duhet t’i shpjegoje këtij kryeministri që e ka detyrë kushtetuese të mbledhë qeverinë e këtij vendi, sepse kushtetuta nuk e njeh facebookun e tij veror si qeveri.

Qeveria e këtij vendi, kushdo qoftë ajo, ka përgjegjësi dhe detyra të patejkalueshme dhe ajo duhet të mblidhet dhe t’i ushtrojë ato, pasi parlamenti atë ka votuar dhe përgjegjësi pa zot nuk ka.

Sigurisht, ky kryeministër shkollëpak që kemi nuk ia thotë hiç nga kushtetuta, pasi kushtetutë ka dënglat ne erë dhe hallin që nuk ta zgjidh, por ta lë na derë./CityNews





08:11 Aktualitet

'Xhokeri' i PAN-it

Bindja e Behgjet Pacollit për t’u larguar nga koalicioni me ...

Lajmet e fundit nga