web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Flakët kanë shpërthyer në të gjithë vendin”, mediat e huaja pasqyrojnë situatën e zjarreve në Shqipëri

11 Gusht 2017, 06:53, Aktualitet CNA

Temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin ditëve të fundit janë bërë shkaktare për aktivizimin e disa vatrave zjarri në të gjithë Shqipërinë.

E ndërsa një situatë e tillë, ka pushtuar të gjithë Europën, e shtuquajtura ?Luçifer?, mediat e huaja i kanë kushtuar një hapësirë të shkurtër dhe asaj që po ndodh në Shqipëri.

Në një postim të tyrin,  CNN shkruan se zjarret janë përhapur në të gjithë vendin, dhe se shuarja e flakëve nga toka bëhet pothuajse e pamundur pasi favorizohen nga terreni i vështirë.

?Zjarr në një pyll pranë Sarandës në Jug të Shqipërisë. Zjarret në pyje janë përhapur në gjithë Shqipërinë, më së shumti në zona të largëta ose të vështira për t’u arritur, pasi vendi po përballet me temperatura të nxehta?, shkruan CNN.

Edhe Agjensia e Lajmeve AFP shkruan se vendi po përjeton një valë ekstreme dhe se flakët kanë shpëthyer në të gjithë vendin.

?Një zjarr pysoj në rajonin malor Muzina të Shqipërisë. Flakët kanë shpërthyer në të gjithë vendin i cili po vuan nga një valë ektreme?, shkruan AFP./CityNews





Lajmet e fundit nga