Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Në Shqipëri e pikërisht në qytetin e Kongresit në Lushnje sot shënohet 45 vjetori i vdekjes (11 gusht 1972-11 gusht 2017) së Patriotit, Luftëtarit,Partizanit dhe një nga anëtarëve të komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës,Bajram Haxhiu.Pak kohë më parë (3 maj 1877-3 maj 2017) u shënua dhe 140 vjetori i lindjes së këtij patrioti të shquar që gjatë gjithë jetës dhe lëvizjes së tij patriotike ja kushtoi atdheut.
Kush ishte Bajram Haxhiu?
Familja Haxhiu është një nga familjet e vjetra lushnjare. Sigurisht që sapo dëgjon këtë mbiemër të vjen së pari në mendje emri i një prej pinjollëve të saj,Bajram Haxhiu. Në fakt ai njihet më shumë vetëm me emrin Xha Bami, ndërkohë që është figura e parë e shquar e familjes së vjetër të qytetit të Lushnjes.Jo më kot që në hyrje të rrugicës pranë shtëpisë muze Kongresi i Lushnjes,e cila ngjitet sipër drejt kodrës pranë xhamisë dhe qëndrës së qytetit të Lushnjes,është vendosur Rruga ?Bajram Haxhiu?,i cili do të luante një rol kyç në letërkembimin mes Aqif Pashë Elbasanit dhe personaliteteve të tjera dhe ishte një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës.
Bajram Haxhiu lindi më 3 maj 1877 në Lushnjë,patriot luftëtar, partizan e pjesëmarrës i Kongresit të Lushnjës.Bajrami vazhdoi shkollen e mesme turqisht, ndërsa shkrim e këndim shqip ka mësuar vet, si shume njerëz të tjerë të këtij fisi. Bajrami mori pjesë gjërësisht në Demonstraten e majit 1906 në qytetin e Lushnjës. Për këto veprimtari ai u dënua dhe u dëbua nga qeveria osmane. Edhe pasi doli nga burgu, ai vazhdoi të jetë aktiv në lëvizjen kundër osmanëve. Bashkëpunoi me çetat kryengritëse të Myzeqesë për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të Shqipërisë.
Përkrahu qeverine e Ismail Qemalit duke luftuar kundër serbëve dhe kuislingëve të Esat Pashë Toptanit. Kur u pushtua qyteti i Lushnjës nga ushtritë ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore, u ngrit kundër tyre dhe synimeve shoviniste. Pasi e kapën, e internuan në Shkodër bashkë me pjesëmarrës të tjerë të lëvizjes. Pas Luftës së Madhe, u kthye në vendlidnje, ku nuk e ndali veprimtarinë e tij patriotike kundër vendimeve të Konferencës së Parisit për copetimin e Shqipërisë.
Pavarësia e Shqipërisë qe tronditur shume nga shtetet ndërluftuese si dhe qendrimi i vendeve fqinje. Problemi i sigurisë kombëtare shqetësoi gjithë njerëzit atdhedashës të kërkonin thirrjen e një kongresi kombëtar për të mbrojtur atdheun. Mbledhjen e kongresit e morën përsipër njerëz të qytetit të Lushnjës duke filluar nga organizimi, garantimi i punimeve të qeta të mbledhjes si dhe organizimi i forcave vullnetare të mbrojtjes deri në përfundimin e plotë me sukses te tij.Një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës ishte Bajram Haxhiu.
Ai luajti nje rol shumë të rendësishem në letërkembimin mes Aqif Pashë Elbasanit dhe personaliteteve të tjera.Ai u vu në shërbim të qeverisë që nxorri kongresi dhe e përkrahu atë gjatë gjithë kohës që i qëndroi besnike vendimeve të Kongresit të Lushnjës. Duke e pasur të kultivuar tashmë ndjenjën patriotike, ai mori pjesë në Luftën e Vlorës dhe në LANÇ 1939-1944, gjithashtu i gjithë fisi i Haxhillarëve e përkrahu luftën kundër pushtuesve pa rezerva.
Bajram Haxhiu ishte dhe një nga pronarët më të mëdhenjë të qytetit të Lushnjes por gjatë kohës që vendi ishte nën pushtetin e regjimit mizor komunist pronari Bajram Haxhiu ashtu si shumë pronarë u shpronësua dhe u shpall ?kulak? sepse ai sistem nuk i donte njerëzit e zgjuar,të zotë dhe të pasur apo dhe ata që i dilnin kundra me ide atij sistemi.
Bajram Haxhiu u nda nga jeta më 11 gusht 1972 në Lushnjë në moshën 95 vjeç,duke u lënë në harresë nga regjimi i kohës dhe duke mos iu vlerësuar puna e tij gjatë gjithë jetës dhe lëvizjes së tij patriotike në shërbim të atdheut.Bajram Haxhiu është edhe i ati i legjendës së sportit shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu dhe atdhetarit të shquar për çështjen kombëtare shqiptare Qerim Haxhiu./CityNews
Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, i n...
Policia e Durrësit ka zhvilluar një aksion antidrogë, të kod...
Çmimet e banesave, të cilat të paktën për qytetin e Tiranës ...
Bindja e Behgjet Pacollit për t’u larguar nga koalicioni me ...
Ka dështuar për të katërtën herë me radhë seanca konstituive...
Policia italiane ka ndaluar në doganën e portit të Barit 11 ...
Ka një vërshim kërkesash ndaj Lulzim Bashës, të cilat mbarti...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga shkaktarin e zjarrit dit...
Prokuroria e Tiranës po heton në gjendje të lirë një 48- vje...
“Sa më mungon vëlla i dashur, të të puthja edhe njëherë, ku ...
Ditët e fundit vendi është pushtuar nga i nxehti afrikan. Po...
Temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin ditëve të fundi...
Dy automjete janë përplasur pak minuta më parë në Unazën e p...
Dëshmitë e prindërve kanë fundosur ish-edukatoren e kopshtit...
Kryeminstri Edi Rama, ashtu si çdo ditë, u ka uruar qytetarë...
Një 58-vjeçar kosovar, Halil Ismalji është shpallur i humbur...
Çdo dëshirë e juaja nuk mund të jetë një urdhër për personat...
Dogana dhe antimafia në Portin italian të Xhoja Tauros (Gioi...
Interneti shpesh na surprizon me fotografi nga më fantastike...
Nëse jeni nga ata njerëz që u pëlqen të dëgjojnë muzikë me v...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...