web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drogë në Qafë-Thanë/ Arrestohet gjermani dhe çeku

22 Korrik 2017, 08:37, Aktualitet CNA

Dy shtetas të huaj janë arrestuar nga Policia Shqiptare pasi në mjetet e tyre u gjetën lëndë narkotike të llojit Kanabis.

Në pranga kanë rënë Petr Porada, 35 vjeç, banues në Pragë-Çeki dhe Claus Benten, 50 vjeç, banues në Osnabruck-Gjermani, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj një 18- vjeçareje me inicialet T.G nga Çekia.

Policia njofton se dy shtetasit e huaj tentuan të kalonin lëndën narkotike në doganën e Qafë-Thanës,  konkretisht shtetasi çek kishte në mjetin e tij tip?Skoda? me targa 6A23403  2,6 gr kanabis, e ndërsa 6 gr lëndë e dyshuar narkotike si resin (çokollatë) dhe 1,9 gr lëndë kanabis në mjetin e shtetasit gjerman.

Destinacioni i të tre shtetasve ishte Maqedonia./CityNews





Lajmet e fundit nga