web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sërish drogë në Shkodër/I implikuar një emër i njohur për policinë

22 Korrik 2017, 08:05, Aktualitet CNA

Policia e Shkodrës ka vijuar aksionin kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit të sotëm, uniformat blu kanë asgjësuar 550 bimë kanabis sativa.

Lënga narkotike u zbulua në vendin e quajtur Sipër Bjeshkës së Cumit, poshtë majës së Bigës, në fshatin Gak, Njësia Administrative Shalë, Shkodër, gjatë një kontrolli të ushtruar, u konstatuan të kultivuara 550 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Pas veprimeve hetimore të kryera, këto bimë u asgjësuan me anë të djegies.

Si autor i dyshuar është shtetasi N. T. i shpallur në kërkim dhe më parë, ku po punohet per percaktimin e vendodhjes dhe kapjen e tij.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ?Kultivim i bimëve narkotike? parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal./CityNews





Lajmet e fundit nga