web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Intervista e plotë/Selami i kërkon publikisht Bashës që të dorëhiqet

21 Korrik 2017, 20:56, Aktualitet CNA

Dorëheqja?! Po pres që ta japë Basha

Ka më shumë lajme për të ftuarin e emisionit të sotëm sesa për rënien e zjarreve në Shqipëri.  Ka më shumë lajme të prodhuara në 3 javë, të garës për kryetarin e PD-së, se për gjithë aktivitetin e tij politik të shtrirë në dy shekuj

Një koleg e ka shpallur fitues të fushatës, por jo të garës. Do të ishte magjistar, thotë një tjetër,  nëse në votimin e nesërm do të shpallej kryetar  i PD-së.

Ai vetë thotë se gara nuk është e barabartë, por është reale.

Ai ka përballë jo vetëm kryetarin në detyrë Basha, por edhe kundërshtarët e kryetarit në detyrë, që po shfaqen në një lëvizje për të shpëtuar PD-në.

Në fakt në pikëpyetje nuk është fati i një individi, por fati i forcës më të madhe të opozitës.

Pas votimit të nesërm për kryetarin e saj, do të jetë PD më demokratike apo më autoritare?

Do të jetë më e fortë apo më e dobët?

Më gjithëpërfshirëse apo më e përçarë?

Më pushtetare apo më opozitare?

Më e madhe apo më e vogël?

Për t?i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, sonte në Përballë është sfidanti i kryetarit aktual të Partisë Demokratike.

Ky emision është regjistuar për të respektuar heshtjen zgjedhore, jo në kuptimin ligjor, por për të respektuar paktin që zoti Selami ka bërë me veten dhe rivalin e tij për të mos bërë fushatë 24 orë e fundit para hapjes së kutive të votimit.

Zoti Selami, ju keni hyrë në një garë që nuk ka medalje për vendin e dytë. Çfarë ju bën të besoni se do të fitoni një garë që e quani të pabarabartë?

Më vjen mirë për pyetjen që bëre se më lidh me fillimet e mia, kur kam qenë në Standford University, një nga institucionet ku unë kam patur fatin të jem aty dhe një nga mësimet e para që kam marrë është se …në Amerikë numri dy është humbësi i parë, pra nuk ka vend për numrin dy dhe kështu duhet të jetë.

Nuk është si në sistemin e kaluar kinez ku numri dy është më i rëndësishëm se numri një?.

Jo, jo. Në këto sistemet me perde dhe me fasada. Në shoqëritë e hapura, dyshi është humbësi i parë në kuptimi që ëinner takes it all, pra fituesi i merr të gjitha dhe kjo e vendosur në kontekst pa keqkuptime. Unë e kam thënë dhe e them: gara është e pabarabartë, por plotësisht e fitueshme, sepse nuk bëhet thjesht garë për kryetar partie

Çfarë ju bën të besoni që një garë e pabarabartë është plotësisht e fitueshme?

Ajo çka quhet…ata që kanë më pak shanse, por kanë më shumë moral. Ka ndodhur dhe ndodh kudo. Po kështu ndodhi edhe më 1992. Akush nuk mund të thotë se Partia Demokratike ishte më fortë dhe gara ishte e barabartë.

Ju po flisni për kimi elektorale, por jemi në aritmetikë elektorale tek numërimi votave..

Po, por numërimi votave do të bëhet nga demokratët. Votimi është i fshehtë dhe do të bëhet nga demokratët dhe pikërisht këtë po them edhe pse në fillim nuk e kisha këtë bindje dhe kjo ka ardhur duke u shtuar. Duket sikur ju edhe të tjerët të thonë: shiko është fare normale që të jesh i dehur me adrenalinën e fushatës. Përtej kësaj, praktikisht kjo garë është e fituar. Partia Demokratike nuk do të jetë më siç ka qenë.

Dakord, para se të kalojmë te fitorja: pse sipas jush gara nuk është e barabartë dhe këtë ju e keni thënë shpesh: gara nuk është e barabartë.

Nuk është e barabartë, sepse zoti Basha është kryetar partie vetëm se ka ngrirë. Dhe praktikisht e gjithë struktura dhe sistemi është ngritur nga zoti Basha. Në këtë pikë mendoj se kjo e bën të pabarabartë. E dyta çfarë mund të ishte një avantazh dhe unë ja kam kërkuar këtë zotit Basha: të shtyjmë kohën…sepse po të kisha më shumë kohë unë këtë bisedë të këtushme do ta çoja, tek çdo demokrat, te shtëpia e çdo demokrati dhe simpatizanti e votuesi, të PD, te çdo seksion, te çdo grup seksioni, te çdo degë dhe pastaj ata avantazhet që ka Basha le t?i mbante sepse për mua gara do të ishte e mbyllur, sepse unë nuk po kandidoj për karriken, por unë po kandidoj për ndryshimin, për modelin e ri jo vetëm për Partinë Demokratike.

Ju përsërisni që gara nuk është e barabartë. A u përmirësuan rregullat e garës nga dita e parë tek e fundit apo u përkeqësuan?

Pothuaj shumë pak dhe pothuajse aspak dhe kjo ka qenë një nga ato?

U përmisuan apo u përkeqësuan?

U përmirësuan pak. Përkeqësimi ishte aty ku nisi dhe përmirësimi në mënyrë relative, ishte?

Si mund të flasim për përmirësim, kur dy ditë apo një ditë më parë në takimin e njësisë 5 në kryeqytet në takimin e organizuar nga PD, kryetari i njësisë, në mos gaboj, u thotë anëtarëve në sallë, mbaruam punë me kryetarin, tani kush të dojë të dëgjojë tradhëtarin?.

Unë nuk dua ta besoj se kjo është thënë nga kryetari, këto ishin thjesht të përcjella.

U thanë publikisht këto fjalë?

Jo, në sallë ishin biseda të përcjella në korridore, kur u largua zoti Basha. është e vërtetë se ai e prezantoi si kryetar…dhe vonesa ishte se ai tha se po përcillja kryetarin.. Unë e kam pranuar këtë garë që ishte e pabarabartë dhe do të flas hapur edhe me strukturat, sepse dua që ne si forcë politike të mos e vijojmë këtë luftë civile brenda nesh. Fatkeqësisht zoti Basha po mendon për karriken sesa për lidershipin dhe forcimin dhe bashkimin e Partisë Demokratike. Ti s?mund të më thuash mua?.

Si do ta forcojë Partinë Demokratike, pa menduar për karriken, ai duhet të sigurojë njëherë karriken pastaj?

Jo, më fal, shumë rrallë nuk jam dakord me ju, por ky është një lexim shumë sipërfaqësor. Karrikja është oportunitet nëse ke lidership dhe model. Zoti Basha nuk e ka më këtë hall. Zoti Basha është rrëzuar jo një herë por dy herë dhe ka humbur pothuaj gjysmën e elektoratit.

Le të qëndrojmë te gara?

Pabarazia?

Ju thatë në njësinë 5, deformime si këto prodhojnë rezultat jo të drejtë. Do të jetë rezultat jo i drejtë fitorja juaj.

Po, po., nëse do të fitoja me 1 votë, por mund të fitoja me 10, këtë kam patur në mendje?

…Thellësinë e fitores.

Edhe po ta shikosh, prap unë kam dhënë një alternativë të mirë për zotin Basha. Më vjen keq që edhe këtë nuk e ka kapur. I kam thënë: ok, hajt ta bëjmë herën tjetër më të mirë, hajt të fusim një nen në statutin e PD, ku nëse kryetari nuk e nxjerr në zgjedhje parti të parë, për atë e kam lënë për zgjedhje të përgjithshme, për veten time e kam standartin edhe për zgjedhjet lokale që vijnë për më pak se dy vjet. Atëherë jep dorëheqje dhe nuk kandidon këtë radhë. Ca thonë të mos kandidojë më kurrë, kjo është çështje opinionesh, por unë them të mos kandidojë këtë herë në garë dhe do të vijmë kështu në një fushë të niveluar.

Gara është e barabartë kur ka rregulla që respektohen nga të gjithë.

Rregullat janë garancia e garës, por gjatë fushatës qëndrimi juaj duket shpërfillës dhe përçmues ndaj rregullave.

Nuk është kështu..

Le të mos qëndrojmë strikt te rregullat, por të vijojmë garën..

është një keqkuptim?

..Mos respektimi rregullave në garë i bën liderët politik të rrezikshëm, dhe ku dalloni ju këtu nga zoti Basha për të mos përmendur liderë të tjerë.

Dakord, është një pyetje e drejtë, por e nxjerrë jashtë kontekstit. Po qe se do të bëhet fjalë për rregulla se jo të gjithë rregullat janë të barabartë, guxoj ta them. Ajo çka quhet kod penal, ta zemë thyerje rregullash është edhe të kalosh në semafor me të kuqe kur shikon se nuk ka asnjë makinë lart e poshtë, por kjo nuk është e barabartë?

Nuk jemi këtu?

Dakord të të sqaroj, po kjo nuk shtë e barabartë me një krim të rëndë dhe në këtë pikë, unë këtë kam thënë: është e pabarabartë, por mund të rregullohet në ecje e sipër. Nëse do të kishte një thyerje serioze, që do të kompromentonte rezultatin deri në fund atëherë që patjetër unë këtë garë nuk do ta vazhdoja. A ka patur momente që unë seriozisht kam diskutuar me veten dhe me stafin tim, i cili ka qenë i padukshëm, por ka qenë aty; dhe pjesa më e madhe e stafit tim janë demokratët, është njësia 2 e qytetit Studenti, janë shpresat modelet dhe .. të tjerët me të cilët unë njihem.. Ka patur momente të tilla dhe unë e kam diskutuar seriozisht, por nuk ka arritur ajo pika që unë do të mendoja se do t?i shpërbeja më mirë Partisë Demokratike, atë vendos të parën?

…duke dhënë dorëheqjen.

Pikërisht.

Cili ka qenë momenti që keni menduar të jepni dorëheqjen dhe të thoni nuk mund të vazhdohet më.

Nga gara e tanishme?





Lajmet e fundit nga