web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e fortë e Astrit Patozit/Lulzim s’do të ta falë historia, ke ende disa orë kohë

21 Korrik 2017, 19:20, Aktualitet CNA

Ditën e sotme është zhvilluar takimi i Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratke në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë.

Gjatë këtij takimi folën personalitete të rëndësishme në Partinë Demokratike, si Ridvan Bode, Majlinda Bregu, Besnik Mustafaj, si dhe drejtuesit i Lëvizjes për Ringritjen e PD, Astrit Patozi.

Astrtit Patozi, ish nënkryetari i PD, gjatë fjalës së tij u tregua i qartë dhe i prerë në mesazhet publike për çdo demokrat, shqiptar, Lulzim Bashën, apo edhe vetë Eduard Selamin.

Patozi tha publikisht se pas 22 korrikut, asgjë nuk do të jetë si më parë, pasi kjo lëvizje nuk ka lindur nga hiçi.

Më poshtë fjalimi i plotë i Patozit:

Kjo nuk është një lëvizje politikanësh por e shumicës së demokratëve të goditur fort. Në thjesht ndoqëm instiktin dhe njeshmërinë tonë. Kjo nuk ka të bëjë me pushtetin sepse askush nuk e lidh me emrin e vet. Ne nuk e pranojmë dot ngutin e Lulzim Bashës për ta mbyllur me farsë atë. Ne gjithashtu e kemi të pamundur të pajtohemi me këtë fat. Çfarë ka ndodhur në këtë parti, ku para 4 vitesh Sali Berisha nuk ia lejoi vetes të qëndronte më në krye të saj, ndërsa pasardhësi i saj nuk ikën nga ajo. Ne jemi partia që duam të zgjedhim kryetarin, ndërsa Basha kërkon të zgjedhë partinë. Na kanë quajtur jo pa qëllim kundërshtarë të Bashës, madje na kanë hedhur sipër edhe sharësa me pagesë, ne kemi vetëm një kundërshtar, Edi Rama, i cili na del dhe na tepron. Ne kerkojmë një PD të bashkuar ku ka vend edhe për Lulzim Bashën, atij i duhet një PD ku mungojmë jo vetëm ne, por edhe 200 mijë vetë. Pse humbëm kaq thellë? Është e vërtetë se ato nuk ishin zgjedhjet më të mira, por mos të harrojmë se kjo u bë me marrëveshje dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi edhe për këtë. Por edhe pse Lulzim Basha bëri gjithçka mbrapsht, prapë se prapë është e padrejtë të thuhet se humbja jonë erdhi 3 muajt e fundit, sinjalin e morë në zgjedhjet lokale, por ne humbjen e morëm si fitore. Le ta themi me zë të lartë, kurrë në asnjë rrethanë një opozitë  nuk i fiton zgjedhjet si e keqja më e vogël. Kjo nuk është më e rënda, më rëndë është ajo çfarë po ndodh pas zgjedhjeve. Kjo është ligësi e përbotshme, jo vetëm e politikës, por sidomos e politkës, ku çdo gabim kushton të paktën një 4-vjeçar. Të gjithë këtu e dimë që kjo është një ëndërr, ne nuk mund të shpresojmë që kundërshtari jonë të ofrojë zgjedhje të lira dhe të ndershmë, kur ne s?i bëjmë në shtëpinë tonë. Ne kërkuar vetëm pak më shumë kohë dhe analizë, e na përjashtuan. Ne e kemi sekrete listën, e ka vetëm Lulzim Basha a thua jemi sekretë. Anëtarët e PD e kanë për nder që janë pjesë të kësaj partie. Cili është modeli që ne i ofrojmë qytetarëve? Ne rrezikojmë të shndërrohemi në partinë më problematike të Shqipërisë. Kjo që po ndodh me ne nuk ka lidhje me Europën, ne nuk duhet të jemi të pashpresë, të gjithë e kemi një rol për të luajtur. Dorëheqja e kryetarit në rast humbje, konsiderimi i statutit si libër i shënjtë, shndërrimi i PD si një fole lirie për të djathtën shqiptare, rikthim te tradita dhe simbolet tona me të cilat jemi përfaqësuar. Për të gjitha këto arsye dhe shumë të tjera si këto ka vetëm një mundësi, të ndalet kjo farsë. Lulzim ke ende disa orë kohë që t?ua kursesh demokratëve, një dramë akoma më të madhe. Ti nuk ngjite, nuk ka asnjë shans që të rinlindësh ndonjëherë për ta udhëhequr PD drej fitores. Ndryshe do të hysh në histori si politikani më famëkeq, që shkatërroi partinë më të madhe që rrëzoi komunizmin. Historia s?do të ta falë, prandaj mos u fut në atë proces votimi. Ti Eduard bëji selam Bashës, jeni çifti i palumtur. Kryeje qokën e fundit. Çoje deri në fund  atë që ke nisur dhe kthehu andej nga ke ardhur, se këtu s?i duhesh as dreqit. Injorojeni 22 korrikun, këto nuk janë zgjedhjet tonë.  Kjo lëvizje nuk lindi nga hiçi dhe nuk do të shkojë si e tillë, asgjë nuk do të jetë më parë pas 22 korrikut. Duke shëruar PD ne synojmë të krijojmë një model emancipues për të gjthë partitë shqiptare./CityNews





Lajmet e fundit nga