web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bode zbulon 30 djemtë dhe vajzat në selinë e PD/Ja me çfarë i krahason sharësit me pagesë

21 Korrik 2017, 18:54, Aktualitet CNA

Në fjalën e tij në takimin e mbajtur në sallën e Akademisë së Arteve, ish ministri i Financave dhe ish Sekretari i Përgjithshëm i PD, Ridvan Bode foli për herë të parë për 30 sharësit me pagesë të denoncuar vazhdimisht nga CityNews.

Këta të rinj që në mënyrë të paligjshme, shajnë, shpifin dhe dskriminojnë çdo të ri. Bode i krahason me një ushtri të tërë njëlloj si te Pallati i Ëndrrave.

“Në katin e dytë janë 30 djem dhe vajza që s?kanë lidhje me PD, ata thjesht punojnë në mënyrë të paligjshme, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite për të gjithë ne që jemi këtu. Një ushtri i e tërë, njëlloj si Pallati i Endrrave, kjo është arsyeja pse kemi rënë kaq shumë. Edhe qarkullimi i elitave është një arsye. Kishte mundësi që brenda përmbrenda të bëhej qarkullimi i elitave. Kundërshtarë të bazhdueshëm të PD për t?u ngritur në krye. Të gjitha këto bënë që PD të humbë peshën e saj. Kishim mundësinë, shansin e humbur, dita e nesërme është një stacion që na bën të dëshpërohemi edhe më shumë, unë jam i bindur që demokratët do të gjejnë forca për ta ngritur PD”, tha Bode./CityNews





Lajmet e fundit nga