web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Kapen 20 shqiptarë në vendin fqinj/Dëbohen në sy të qytetarëve për në Shqipëri

21 Korrik 2017, 20:03, Aktualitet CNA

20 shqiptarë janë kapur prej një periudhë 2 javore në Maqedoni, pasi janë zënë duke punuar ilegalisht në vendin fqinj.

Këta të rinj shqiptarë janë dëbuar ditën e sotme nga Policia maqedonase në sy të dhjetëra qytetarëve, shqiptarë të Tetovës.

Në videon e mëposhtme publikuar nga AlbaSos duket qartë se si këta të rinj dëbohen nga Maqedonia për në Shqipëri.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë për CityNews se ishte shumë e dhimbshme teksa përballeshin me një pamje të tillë, ku vëllezërit e tyre po dëboheshin nga maqedonasit.

?Askush nuk do të dontë të ishte dëshmitar i këtyre pamjeve. Të paktën dëbimin e vëllezërve tanë mos ta bënin nën syrin tonë. Maqedonia është toka jonë, përderisa është e jona është edhe e shqiptarëve nga Shqipëria?, tha ndër të tjera dëshmitari./CityNews





Lajmet e fundit nga