Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina, ka reaguar menjëherë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për kontroll nga inspektorët e antikorrupsionit në institucionin që ajo drejton.
Karabina është pjesë e marrëveshjes së 18 majit mes Ramës dhe Bashës, e ndërsa dyshohet se ka kryer shkelje të rënda me vendimet dhe emërimet e fundit.
Në lidhje me ngjarjen e sotme, Karabina shprehet se mirëpret kontrollin administrativ dhe ligjor në këtë institucion dhe thekson se objekt i këtij urdhri, nuk është dhe nuk mund të jetë veprimtaria e Ministrit të Arsimit dhe Sportit.
Njoftimi i MAS:
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina, është njohur sot më datë 14.07.2017, në orën 14.10, me urdhrin nr. 3933 Prot., datë 14.07.2017 ?Ushtrim kontrolli? të Kryeministrit, ku thuhet se: ?Të ushtrohet kontroll administrativ dhe ligjor në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, lidhur me zbatimin e procedurave të ndjekura për menaxhimin e burimeve njerëzore, gjatë vitit 2017?.
Qartësisht objekt i këtij urdhri, nuk është dhe nuk mund të jetë veprimtaria e Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që sipas ligjit drejton politikën shtetërore për fushën që mbulon punën administrative dhe kontrolluese në institucion. Ndërkohë, që sipas legjislacionit në fuqi, detyrimin për të menaxhuar burimet njerëzore dhe për të ndjekur procedurat ligjore përkatëse mbi to, është përgjegjësi e strukturave administrative të Ministrisë së Arsimit. Për vitin 2017, deri në momentin e pezullimit nga detyra, kjo ka qenë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Plarent Ndreca, Sekretar i Përgjithshëm i MAS, I pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim penal për shpërdorim detyre.
Sic edhe është bërë me dije në vijimësi, për veprimtarinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, janë konstatuar shkelje të rënda në ushtrimin e detyrës, deri në shpërdorim të detyrës, për të cilat Ministrja ka paraqitur kallëzim penal në prokurori dhe ka informuar mbi 5 herë Kryeministrin Edi Rama mbi shkeljet e kryera prej tij, në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe drejtimin administrative të MAS.
Në këtë kontekst, Ministrja Karabina mirëpret grupin e kontrollit të Kryeministrisë, për të verifikuar strukturat përgjegjëse që janë të ngarkuara
me menaxhimin e burimeve njerezore, gjatë vitit 2017, si dhe siguron opinionin publik se do të vendosë në dispozicion të këtij grupi kontrolli dhe më pas edhe të publikut, të gjitha faktet dhe rrethanat që provojnë veprimet e paligjshme dhe korruptive të Sekretarit të Përgjithshëm, dhe funksionarëve apo ish funksionarëve të tjerë të MAS të kryer gjatë vitit 2017 dhe më parë.
Të shqetësuar nga dokumentimi i shkeljeve të kryera prej këtyre funksionarëve gjatë vitit 2017 dhe më parë, gjatë kohës ku pranë institucionit janë prezent edhe audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilët janë mirëpritur dhe po bashkëpunojnë në kryerjen e detyrës së tyre, të ashtuqujturat ?burime nga MAS?, kanë keqinformuar mediat se pranë Ministrisë së Arsimit ka mbërritur struktura antikorrupsion e Kryeministrisë, për gjoja verifikimit të veprimtarisë së Ministres. Gjatë kësaj periudhe Ministrja e Arsimit nuk ka kryer asnjë emërim, apo nuk ka zhvilluar asnjë procedurë prokurimi, sic raportojnë ?burimet? që shpërndajnë lajme të pavërteta.
Ministrja e Arsimit znj. Karabina hedh poshtë cdo pretendim apo lajm të shpërndarë në media se objekti i kontrollit është veprimtaria e saj. Ajo shpreh të gjithë gadishmërinë për të qenë subjekt kontrolli mbi veprimet e saj gjatë gjithë ushtrimit të detyrës gjatë kësaj periudhe, qoftë nga struktura administrative, ashtu edhe nga organet e specializuara të zbatimit të ligjit. Të njëjtën qasje dhe qetësi duhet të tregojnë edhe funksionarët apo ish funksionarët e tjerë të MAS, apo drejtues të institucioneve shtetërore.
Për trasparencë, dhe për të shmangur cdo keqkuptim apo keqinformim me dashje të opinionit publik, MAS bashkëlidhur ju dërgon për njohje urdhrin e kontrollit dhe programin e kontrollit, të depozituar sot pranë institucionit tonë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Mirela Karabina, siguron opinionin publik se gjatë ushtrimit të detyrës, ka qenë dhe do të jetë deri në ditën e fundit të detyrës, garante e zbatimit korrekt të ligjit. Në këtë drejtim, znj. Karabina nuk do t?i nënshtrohet asnjë forme presioni të paligjshëm, që synon të shfokusojë Ministren në dokumentimin e shkeljeve të konstatura, apo përfundimin e misionit të saj për të dokumentuar përdorimin politik të strukturave arsimore gjatë fushatës zgjedhore.
Në përfundim, Ministria e Arsimit dhe Sportit, është e hapur për të bashkëpunuar, jo vetëm me grupin e kontrollit që do të nisë punë të hënën, por edhe me cdo strukturë tjetër të ngarkuar nga ligji për të kontrolluar veprimtarinë e institucioneve shtetërore./CityNews
Ish-volejbollistja kampione e “Dinamos”, Mimoza Ibrahimi, ak...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Eduard Selami, ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po humb çdo ditë e...
Avokati Spartak Ngjela, ish-aleati i Edi Ramës, ka foklur pë...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga droga e kapur sot në K...
Një zjarr i madh ka përfshirë sot linjën hekurudhore Laç-Shk...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar me tone...
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni antidrogë i zhvi...
Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për shtyp, ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, ka folur për...
Një operacion i gjerë i policisë, i shtrirë në disa qarqe të...
Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar sot me një mesazh të...
Policia e Shtetit vijon aksionin antidrogë në mbarë vendin, ...
Kryetari i Partisë së Të Drejtave të Mohuara e re, Fatmir Ho...
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ishte sot në qytetin e Durrësit...
Kryetari i PDM e re, Fatmir Hoxha, ka deklaruar sot publikis...
Instituti i Studimeve Politike iu është drejtuar sot me një ...
Disa inspektorë të antikorrupsionit kanë zbarukuar pasditen ...
Zëvendëskryeministrja teknike, Ledina Mandija, ka zbardhur s...
Deputeti socialist, Erjon Braçe, rrëfen në një intervistë pë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...