web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zv/kryeministrja e PD zbulon kur do largohet nga qeveria

14 Korrik 2017, 15:09, Aktualitet CNA

Zëvendëskryeministrja teknike, Ledina Mandija, ka zbardhur sot detaje mbi raportin e Task-Forcës për zgjedhjet e 25 qershorit.

Zv/kryeministrja Mandija, e propozuar nga PD si pjesë e marrëveshjes së 18 majit mes Ramës dhe Bashës, ka deklaruar se po bëhet vlerësimi dhe përpunimi i të dhënave për të vënë sa më shpejt në dispozicion të publikut subjektet politike të interesuar raportin përfundimtar në lidhje me rezultatet e këtij monitorimit.

Më tej, ajo ka shtuar se afati për publikimin e raportit ishte data 10 korrik, por ka ende ministri që përcjellin materiale informuese.

Deklarata:

Në përmbyllje të monitorimin të kryer nga e ana e Task ? Forcës bazuar në VKM 473/2017, duke u bazuar në informacionet dhe raportimet e bëra nga të gjitha ministritë dhe institucionet që kanë ngritur grupet e monitorimit gjatë fushatës elektorale, është duke u bërë vlerësimi dhe përpunimi i të dhënave për të vënë sa më shpejt në dispozicion të publikut, subjekteve politike të interesuar, autoriteteve vendase dhe organizmave ndërkombëtar, raportin përfundimtar në lidhje me rezultatet e këtij monitorimi.
Sqarojmë opinionin publik se afati përfundimtar për dorëzimin e raporteve përfundimtare ishte data 10 korrik 2017, ndërkohë që ende sot disa nga Ministritë përcjellin materiale informuese.
Zyra e zëvendëskryeministres, Ledina Mandija, në cilësinë e kryesueses së Task- Forcës për zgjedhjet 2017, siguron opinionin e publik se do të zbatojë deri në fund detyrimin që rrjedh nga VKM 473/2017 dhe garanton hartimin e një raporti përfundimtar, serioz dhe cilësor, që do t?i shërbejë në të ardhmen forcave politike, për të realizuar një nga misionet më jetike të demokracisë së vendit, garantimin e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë, të lirë dhe të ndershëm./CityNews





Lajmet e fundit nga