Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nuk po e zgjas këtë sfidë e po i bie drejt e mu në lule të ballit problemit. Jam Arian Galdini. Kam ndryshuar mbiemrin, të cilin e kam patur Saliaj. Jam i biri i Pëllumb dhe Teuta Saliaj. Formularin e dekriminalizimit nuk e kam plotësuar dot, sepse ti dhe miku im i vjetër dhe miku yt i ri, Lulzim Basha, na e mohuat të drejtën e kandidimit. Por nëse ti dëshiron, jam i gatshëm të vij ta plotësoj në zyrën tënde dhe të të lë në dispozicion gjurmët e mia të gishtave dhe po të duash edhe të retinës së syve.
I them këto ngase kur unë psh, dilja në çdo ekran e shkruaja me qindra artikuj në gazetat më të mëdha në vend, ju kurre nuk u shqetësuat për mbiemrin tim të ndërruar. Vetëm pas 1 qershorit 2016, ju zbuluat se unë paskërkësha ndërruar mbiemër dhe këtë e paskërkësha bërë për të fshehur të kaluarën time kriminale, si trafikant i dënuar kanabisi. Faleminderit Zotit, që Komisar Katani dora vetë si polici që më kishte vënë prangat, e konfirmoi lajmin e mediave të Fugës tënd. Jam i gëzuar që asokohe, ti, Fuga dhe Komisar Katani, ratë dakort për të njëjtin version historie me Arian Saliaj si kriminel e mafioz i rrezikshëm.
Le të vijmë tek thelbi i çështjes.
As ti, as Fuga yt, e as Komisar Katani, nuk ishit dakordësuar ende për këtë versionin se ky Arian Galdini është në fakt krimineli mbiemërndryshuar Arian Saliaj, as kur unë dola dhe denoncova si qytetar në Opinion TV Klan rastin dramatik të babait të sime shoqeje që kaloi një kalvar edhe më të keq se me kancerin e tij, pikërisht me keqtrajtimin e sistemit tënd shëndetësor. Them sistemit tënd, jo sepse e katandise ti të tillë. Ka 27 vjet që është katastrofë. Por përballja ishte me zyrtarët e emëruar prej teje.
Edhe pse denoncimi im bëri zhurmë të madhe, edhe pse mediat shkruan për muaj e muaj të tërë për denoncimin tim e për çështjet që dolën njëra pas tjetrës, as ti, as Fuga e as Komisar Katani, nuk e menduat fare këtë punën e dakordësimit për të kaluarën time kriminale. E kaluara ime kriminale, ju bëri bashkë, ty, Fugën dhe Komisar Katanin vetëm kur unë dola në krah të Bashës si aleat politik.
Me pak fjalë, dua të them se ty nuk të hyn në sy fare, asnjë qytetar, madje as ata me zë publik sikundër modestisht unë jam. Ty të kap radari vetëm kundërshtarët politikë. Kjo është e vërteta.
Ti nuk po kërkon aleancë me qytetarët. Ti po kërkon të përdorësh shoqërinë, për të asgjësuar kundërshtarët dhe kritikët e tu politikë.
A do lista ti?
Po ti jap unë nja 3 lista. Në njërën ke shumicën e ish Ministrave dhe Ministrave te tu. Në tjetrën ke shumicën e ish deputetëve, deputetëve aktualë dhe atyre qe ke bërë në këtë 25 qershor. Dhe në listën ku ti nuk ke justifikime politike për të ma rrëzuar, ke të gjithë piramidën kriminale në Shëndetësi, duke nisur nga Ilir Beqaj deri tek Kryefarmacistja e QSUT, sipas denoncimit publik që unë kam bërë në janarin e 2015.
Babai i sime shoqeje, fatkeqësisht e humbi betejën me kancerin. Unë kam humbur betejën me Mafian tënde në Shëndetësi dhe Farmaceutikë.
Sidoqoftë, sfida ime për ty është kjo?
A ia tregon dot ferrin Ilir Beqajt, Manastirliut, Kryefarmacistes së QSUT, mafias farmaceutike?
Nëse mundesh, jam i gatshëm të vij personalisht të të ndihmoj, si e ku, e pse.
Kam edhe një sfidë për shqiptarët që të shkruajnë lista në facebook.
Shqiptarë, jepini Lista, sa më shumë Lista, Kryeministrit tuaj.
Ai nuk di as të punojë as të qeverisë.
Di vetëm të trazojë me mashë facebooku thëngjijt e zilive, mllefeve, xhelozive, meskiniteteve, pësimeve, vuajtjeve, komplekseve dhe poshtërsive tona të vogla….
Ta gëzoni….
Them ta gezoni, se për vete unë as e dua, as do ta lejoj ta gezojë, por çdo ditë do flas e thërras për rrëzimin e kësaj flame…./CityNews
Një tjetër pushues nga Kosova ka humbur jetën në plazhin shq...
Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë krijuar një si...
Lulzim Basha në takimet me demokratët e Kukësit, Hasit e Tro...
Juristi i OSSH, Romeo Karaj, dëshmitar kyç për aferën me CE...
Gjatë takimit të zhvilluar sot në Librazhd, kryeministri Edi...
Gjatë ditës së sotme Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në ...
Pas takimit në Shijak në kuadër të fushatës elektorale për ...
A është konsumi i lartë i bukës dhe brumërave një shenjë e v...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë “Listën ...
Kryeminsitri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për medi...
Pas kthimit nga “Samiti i Triestes”, kryeministri Edi Rama k...
Kryeministri i vendit Edi Rama ka dalë në konferencën e par...
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami p...
Pas publikimi nga kryeministrit Edi Rama të “Listës së zezë”...
Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja për super-operacio...
Ish-kryeminsitri i vendit, Sali Berisha ka reaguar në rrjet...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në një dë...
Ashtu siç e kishin njoftuar më herët, Komisioni Qendror i Zg...
Kryetari i vetëngrirë i Partisë Demokratike nuk e ka staturë...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të sotëm me qytetarët e...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...