web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aleati “shpërthen” ndaj Bashës/ Mbajtëm 90 ditë çadrën, ti na le jashtë

14 Korrik 2017, 16:00, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë së Të Drejtave të Mohuara e re, Fatmir Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë kundër kreut demokrat, Lulzim Basha.

Me anë të një deklarate për media, ku njofton mosnjohjen e zgjedhjeve të 25 qershorit, Hoxha ndër të tjera sulmon ashpër edhe Bashën.

Ai shprehet se kreu i PD i la jashtë aleatët e tij, që i mbajtën 90 ditë çadrën.

?Lënia jashtë procesit e shumicës së aleatëve opozitarë që mbajtën 90 ditë protestë dhe lënia jashtë Kuvendit edhe e atyre aleatëve që futi në lista, marrja e një rezultati më të dobët se kurrë, por të paralajmëruar shumë herër, e bën kryetarin e sotëm të Partisë Demokratike bashkëpërgjegjës për instalimin e totalitarizmit të Edi Ramës me 74 deputetët e tij?, deklaron Hoxha./CityNews





Lajmet e fundit nga