web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet drogë në Mat/ Trafikantin e shpëton zona e pyllëzuar

23 Maj 2017, 15:52, Aktualitet CNA

Policia e Dibrës ka fnalizuar me sukses operacionin e koduar ?Liqeni?, duke sekuestruar 27 kilogramë lëndë narkotike.

Gjatë një operacioni të zhvilluar në Karicë të Matit, Njësia Administratike Baz, rrethi Mat, policia ka sekuestruar drogën, duke shpallur në kërkim autorin e dyshuar, i cili është larguar për shkak të terrenit.

Sipas uniformave blu, lënda ishte e futur në tre thasë plasmasi. Autori i dyshuar, shtetasi L. B., sapo konstatoi praninë e forcave të policisë u largua me vrap në drejtim të një zone të pyllëzuar.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Mat po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij. Materialet do t?i kalojnë për ndjekie të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat./CityNews





Lajmet e fundit nga