web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I akuzuar për prostitucion/ Ish-banori i “Big Brother” do bëhet deputet

23 Maj 2017, 13:26, Aktualitet CNA

Vetëm pak kohë më parë, një nga ish-konkurrentët e ?Big Brother Albania? pushtoi kopertinat e mediave rozë, pas akuzave për prostitucion.

Kreshnik Husaj, i njohur nga të gjithë si Kika i ?Big Brother? u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila pretendoi të polici se ai e kishte detyruar të shkonte me meshkuj të tjerë në Prishtinë, kundrejt pagesës.

Dëshmi në mbështetje të vajzës, me emrin Vlora Tahiri, rrëfenin se Kika e kishte shfrytëzuar ish-gruan që të prostituonte për 30 euro.

I arrestuar nga policia e Kosovës, Kika qëndroi për disa muaj në qeli, në burgun e Pejës, derisa çështja kundër tij përfundoi pa dënim.

Por sot, që kanë kaluar disa muaj nga ngjarja, Kika është në listat e kandidatëve për deputet në Kosovë.

I njohur edhe si djali i kryetarit të Komunës së Pejës, Kika ka treguar prej kohësh ambiciet e tij për politikën.

Dhe gjasat janë të gjitha që ish-banorin e ?Big Brother? ta shohim në Parlament pas 11 qershorit, pasi sipas informacioneve të ?Xing.al? ai kandidon në radhët e boshnjakëve dhe ky komunitet, së bashku me atë serb kanë 20 vende të sigurta në Parlament. Kika renditet i 10-i.





Lajmet e fundit nga