web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shpërthen” Artan Hoxha/Edhe çakejtë po qeshin me ne, ç'ndodhi pak orë pas paktit Rama-Basha!

23 Maj 2017, 13:38, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sërish zhvillimet e fundit politike në vend. Në një reagim në rrjetet sociale, gazetari Hoxha shkruan se dhe çakejt ndër male po qeshin me ne.

Duke u ndalur te marrëveshja Rama-Basha, Hoxha shkruan se i pari që shkoi kokë turku ishte ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Më tej, ai shton se disa orë më vonë nga marrëveshja u kapën 7 gomone me drogë të nisura nga bregdeti shqiptar.

Ja reagimi i plotë:

Dhe cakejt nder male po qeshin me ne!!!!
Ndersa mbremjen e te premtes Rama dhe Basha po arrinin marreveshjen per te “luftuar” krimin e organizuar dhe narkotrafikun, lajmi mori dhene. I pari qe shkoi koke turku si pjese e marreveshjes ishte Ministri i Brendshem Fatmir Xhafa.
Disa ore me vone nga kjo “marreveshje historike”, duke zbardhur e shtuna e 18 majit, sherbimet policore italiane interceptuan 7 gomone te nisura nga bregdeti shqiptar ne drejtim te Italise, te dyshuara se po transportonin kanabis.
Nga keto 7 gomone qe cane kordonin e sigurise te autoriteteve italiane, u kap vetem ngarkesa e dy prej tyre, qe ne total kapte vleren e 2.8 toneve hashash. Pese gomonet e tjera e derguan ngarkesen ne destinacion. Me keto ritme dhe me qeverine e re politiko-teknike te besimit, cunat e hashashit premtojne se ne shtator, kur te bej betimin qeveria e re, do ti kene boshatisur magazinat, hangaret dhe tunelet me produktin stok te vitit te kaluar dhe do jene gati per te menaxhuar prodhimin e ri te Republikes se Re…./CityNews





Lajmet e fundit nga