Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me të gjitha strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ku ka folur rreth prioriteteve të punës së efektivave të Policisë, me theks të veçantë për sigurinë publike gjatë procesit zgjedhor si dhe për luftën kundër narkotikëve.
Në takim, Ministri Xhafaj shoqërohej nga Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako.
Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, ministri i Brendshëm ka kërkuar nga punonjësit e policisë që të rrisin angazhimin për të plotësuar detyrat specifike sipas sektorëve të caktuar.
Ministri nënvizoi rëndësinë kyçe që ka ruajtja e rendit dhe sigurisë publike gjatë fushatës zgjedhore dhe çdo aspekt që lidhet me procesin e zgjedhjeve parlamentare.
Ai vuri theksin në paanshmërinë që duhet të karakterizojë Policinë e Shtetit gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se nuk do të tolerohet përfshirja e strukturave të saj në fushata paraelektorale apo elektorale, të kujtdo force politike qofshin ato. Në rast se konstatohen implikime të tilla, masat që do të merren do të jenë ekstreme, deri në largimin nga detyra.
Në fjalën e tij, Ministri Xhafaj u ndal në punën e policisë kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.
Ai kërkoi nga strukturat e policisë që të zhvillojnë një luftë të vazhdueshme e të pandërprerë për kontrollin, evidentimin, raportimin dhe goditjen e çdo rasti të kultivimit të bimëve narkotike.
Ai solli në vëmendje të efektivave të policisë se do të ketë përgjegjësi personale në rast të implikimit të ndonjë punonjësi policie në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal. Më pas ministri u ndal në çështjet që lidhen me sezonin turistik.
Xhafaj tha se tani që po afron sezoni turistik, efektivët e Policisë duhet të zbatojnë me rigorozitet masat e posaçme, me qëllim sigurimin e një mjedisi sa më të qetë dhe të sigurt për turistët.
Në lidhje me luftën ndaj kriminalitetit, ministri tha se duhet punë e vazhdueshme dhe e përditshme, në funksion të parandalimit të nivelit të kriminalitet në nivel qarku.
Ministri Xhafaj deklaroi se kusht thelbësor për përmirësimin e imazhit të Policisë së Shtetit dhe veprimtarisë së saj është integriteti moral e profesional i efektivëve në radhët e saj.
Në përfundim Xhafaj ka falënderuar punonjësit e Policisë së Shtetit për punën dhe sakrificat e bëra, duke i siguruar për mbështetjen maksimale dhe me vullnet të plotë në goditjen e paligjshmërisë./BW
Themeluesi i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, i ftuar në em...
Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, pas...
Themeluesi dhe drejtuesi i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima,...
Aleati i Edi Ramës, Paskal Milo, ka komentuar situatën polit...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka kritikuar kryeopozitarin Lul...
Ka degjeneruar në fyerje personale debati mes Elisa Spiropal...
CityNews zhvilloi këtë mbrëmje një sondazh, me në fokus mosp...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka ironizuar me fenomenin tepër...
Kreu i PDS, Paskal Milo, ka bërë një deklaratë të fortë në s...
Aleati i Edi Ramës, Paskal Milo, ka folur për zgjedhjet e 18...
Një debat i ashpër po zhvillohet mes deputetes Albana Vokshi...
Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh dhe kryetari i LDK-së, ...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka komentuar atë që zgjodhi në ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është përpla...
Ish-ministrja e Integrimit në kohën e qeverisjes së Partisë ...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur në mbledhjen e sot...
Sikurse raportojnë mediat maqedone në gjuhën shqipe, mbrëmje...
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka zbuluar shkaqet e krizë...
Ambasada e SHBA në vendin tonë ka njoftuar të gjithë qytetar...
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka prezantuar kandidatë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...