web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapet "bosi" shqiptar në Itali/I gjendet kokainë me vlerë 120 mijë euro

9 Maj 2017, 21:03, Aktualitet CNA

Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, pasi është kapur me drogë. Mësohet se është arrestuar 50-vjeçari B.B., i cili është kapur me 600 gram kokainë të pastër.

 

Shqiptari u arrestuar në qendër të Aleksandrisë, ndërsa pas kontrollit të policisë u gjet e fshehur në makinë 600 gram kokainë si dhe 150 gram të tjera u gjetën gjatë kontrollit të banesës së shqiptarit.

Sipas policisë italiane, shqiptari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa shpërndante kokainë në zonë prej disa kohësh. Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar kap vlerën prej 120000 eurosh.

Policia vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë në prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike./CityNews





Lajmet e fundit nga