LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alfred Peza, sekretari që Rama nuk e kandidoi për deputet

30 Prill 2017, 09:27, Aktualitet CNA

Njëri prej antarëve të Sekretariatit të Partisë Socialiste, deputeti miliarder nën hetim, Alfred Peza, nuk është pjesë e listës zyrtare të miratuar mbrëmjen e djeshme nga Kryesia e kësaj partie. Gjë që don të thotë se përfundimisht Alfred Peza, i dyshuar edhe për sulmin ndaj drejtorit të CityNews, do të jetë i lirë të vijoj qënien në dispozicion të organit të hetimit si një qytetarë i zakonshëm, pa patur asnjë pazmore imunitare.

Heqjen e tij nga lista, burime konfidenciale të PS-së e komentojnë si të rrjedhur nga përfshirja në skandalit mbi një milion dollarë, shumë me të cilën, nëpërmjet bashkëshortes, Alfred Peza bleu përqindje bashkpronësie në një bankë të nivelit të dytë.

I denoncuar publikisht nga CityNews skandali ?Peza? do të kulmonte me nisjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë e cila në përfundim urdhëroi sekuestrimin e pjesës së pasurisë që deputeti nuk e justifikonte, duke ngritur mbi të edhe tre akuza të renda: Fshehje e të dhenave pasurore, mashtrim dhe pastrim parash, tre akuza këto për të cilat Alfred Peza vijon të jetë nën hetim, pa masë sigurie, pra në gjëndje të lirë.

Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore që Alfred Peza, i vetëvlerësuar si një yll në ngjitje i PS befas gjendet jashtë llogores së rilindasve të Ramës, ambasador në hije i të cilit pretendonte se ishte jo vetëm për median, por edhe më gjerë. /CityNews

Lajmet e fundit nga