Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Ndërkohë që opozita shqiptare ka ftuar çdo qytetar në mbarë Shqipërinë që nesër të dalë në protestë dhe të bllokojë rrugët, Policia e Shtetit ka paralajmëruar se kjo pjesëmarrje është e paligjshme.
Drejtori për Sigurinë dhe Rendin, Altin Qato teksa e quajti të paligjshme këtë protestë, paralajmëroi qytetërët që të mos merrnin pjesë në këtë tubim. Gjithashtu, Qato paralajmëroi opozitën që të marrë parasysh të gjitha dëmet që mund të sjellë ky tubim.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit
Partia Demokratike e Shqipërisë ka lajmëruar se në datën 24 Prill, ditën e hënë, do të zhvillojë një protestë publike, e cila do të shoqërohet me bllokimin e disa rrugëve kryesore kombëtare.
Të nderuar qytetarë,
Policia e Shtetit njofton se nuk ka dhënë lejen për zhvillimin e kësaj proteste. Ky vendim i Policisë së Shtetit është në përputhje të plotë me nenin 8 të Ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001 ?Për tubimet? i cili përcakton se: ?Kur ka arsye të motivuar se zhvillimi i një tubimi në një shesh ose vendkalim publik përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin e krimit, mbrojtjen e shëndetit ose të moralit ose mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të tjerëve dhe ky rrezik nuk mund të ndalohet me masa më pak shtrënguese, shefi i komisariatit të policisë mund të ndalojë zhvillimin e tubimit ose të vendosë për kohën dhe vendin e zhvillimit të tubimit.? Zhvillimi i protestave apo edhe i tubimeve të tjera në rrugët kryesore kombëtare, duke bërë bllokimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, përbën një cënim të rëndë të rendit publik.
Asnjë shkak ligjor dhe asnjë motiv tjetër me interes publik nuk e justifikon zhvillimin e kësaj proteste në këtë mënyrë. Zhvillimi i kësaj proteste cënon rëndë rendin dhe sigurinë publike dhe po ashtu qartësisht ajo dëmton interesat e qytetarëve. Ndaj Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos marrin pjesë në këtë protestë të paligjshme dhe me rrezik të madh për rendin dhe sigurinë.
Policia e Shtetit është plotësisht e ndërgjegjshme për detyrimin që ka për të siguruar mbarëvajtjen e çdo proteste paqësore, e cila nuk cënon interesat publike, por ajo nuk do të tolerojë aspak, këdo që me veprimet e tij shkel ligjin në lidhje me tubimet dhe manifestimet. Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e thirrjeve që synojnë kaos, konflikt, destabilizim, ashtu sikundër u bën thirrje të mos i bashkohen manifestimeve të paligjshme që cënojnë lirinë e qytetarëve të tjerë dhe të drejtën e tyre për të qarkulluar lirshëm.
Të gjithë ata që do të marrin përsipër t?u shkojnë pas politikanëve të kujtdo subjekti politik për të cënuar rendin publik, penguar qarkullimin e lirë të njerëzve e të mallrave, dëmtuar bashkëjetesën shoqërore dhe ekonominë e bizneseve, do të përballen me ligjin. Në përputhje me parashikimet e nenit 21 të ligjit nr.8773, datë 23.04.2001 ?Për tubimet? Policia e Shtetit do të regjistrojë çdo shtetas dhe çdo automjet që i vihet në dispozicion një manifestimi të tillë dhe bashkë me provat përkatëse do t?i paraqesë organit të Prokurorisë kallzimin penal përkatës.
Kodi Penal, përkatësisht neni 262 dhe 274 të tij sanksionojnë dënime të rënda deri me burgim për ata shtetas që marrin pjesë në manifestime të paligjshme dhe/ose prishin rendin dhe qetësinë publike. Organizatorët dhe udhëheqësit e këtyre manifestimeve të paligjshme duhet të kuptojnë dhe të kenë përgjegjshmëri politike dhe qytetare për pasojat që mundet të vijnë. Do të jenë ata përgjegjësit ligjorë për çdo pasojë të ardhur si rrjedhojë e prishjes së rendit publik dhe/ose destabilizimit të tij.
Policia e Shtetit sjell gjithashtu në vëmendje që zhvillimi i manifestimeve të paligjshme mundet të shfrytëzohet edhe nga elementë kriminal me qëllime të caktuara për të krijuar destabilitet. Ndaj ju bën thirrje qytetarëve që të shmangin pjesëmarrjen në aktivitete të tilla të paligjshme, të jenë vigjilentë dhe të vetëdijshëm për vendndodhjen e tyre, si dhe të tregojnë kujdes të madh, nëse gjenden pranë këtyre tubimeve të paligjshme.
Policia e Shtetit ka gjithë të drejtën ligjore, si dhe zotëron të gjithë kapacitetet për të mos lejuar cënimin e interesit të qytetarëve dhe për të vënë përpara përgjegjësisë këdo shkelës të ligjit në këtë rast. Policia e Shtetit gjithashtu, siç ka dëshmuar në gjithë këto vite, është plotësisht e aftë për të përmbushur detyrimin ligjor si garante e zhvillimit të çdo tubimi paqësor kudo dhe nga kushdo./CityNews
Drejtori për Sigurinë dhe Rendin, Altin Qato në një dalje pu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet këtë m...
Deklarata e Zëvendës kryetarit të Komisionit Parlamentar të ...
Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar sërish sot mediat pro-...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një deklar...
Gjatë aktivitetit në Finiq, ku shpërndau leje legalizimi, kr...
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e kodu...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot sulmet ndaj gjyqëso...
E çuditshme, por sipas disa studiuesve suedezë është e verte...
Dola herët sot në mëngjez. Skisha gjumë. E piva kafen si zak...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot kreun e PBDNJ, Vangjel ...
Policia e Tiranës ka kryer sot një aksion të madh antidrogë,...
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të diel në Bashkinë e Fin...
Kanë kaluar më shumë se 72 orë nga deklarata e bërë nga Krye...
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në një takim me ...
Është ndarë nga jeta aktorja e njohur “Happy Days”, Erin Mor...
Bllokimi i linjës së transmetimit të energjisë Kosovë-Shqipë...
Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti tragjik në Itali...
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në takimin me të...
Në dhjetë vitet e ardhshme pritet të rritet deri në 70% numr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...