web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha sulmon Ramën nga çadra/Ja viktimat e komplotit ekonomik

23 Prill 2017, 11:05, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet këtë mesditë nga çadra e protestës.

Basha ka folur edhe këtë të diel për ekonominë në vend, duke thënë se kryeministri Edi Rama i ka bërë komplot.

Sipas kreut të demokratëve, viktima të këtij komploti janë të djathtët dhe të majtët, të cilët paguajnë gjithçka më shtrenjtë sot.

?Kombet nuk bëjnë përpara kur sundohen nga të këqinjtë. Rama nuk e nderon punën e kampionëve tanë. Ky pushtet i shtetit kriminal është në bazë të çdo të keqeje. Gjithçka kontrollohet nga një çetë banditësh. Rama e ka futur ekonominë në pikiatë. Ndaj shqiptarët janë sot më të varfër, më të papunë, marrin shërbime më të këqija, paguajnë fatura më të kripura të energjisë. Ky është komploti ekonomik i qeverisë, e cila iu mohon lirinë qytetarëve. Të djathtë e të majtë janë viktima të republikës së vjetër të këtij komploti me në krye Edi Ramën. E vetmja forcë që mund ta shpëtojë vendin nga ky komplot është kjo republikë e re. Kriminelët në pushtet vjedhin çdo ditë milionat, që kurrë nuk shkojnë për investime?, tha Basha./CityNews





08:17 Aktualitet

Të (pa)strehët

Në dhjetë vitet e ardhshme pritet të rritet deri në 70% numr...

Lajmet e fundit nga