web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia e Shtetit paralajmëron opozitën dhe qytetarët për të hënën/Do të ndëshkoheni

23 Prill 2017, 11:18, Aktualitet CNA

Drejtori për Sigurinë dhe Rendin, Altin Qato në një dalje publike ka paralajmëruar opozitën dhe çdo shtetas për protestën që do të zhvillohet ditën e hënë.

Në deklaratën për shtyp, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të mos bëhën pjesë e këtyre manifestimeve të paligjshme, duke paralajmëruar se do të vërë para ligjit këdo që përpiqet të cënojë rendin publik.

“Zhvillimi i tubimeve përbën një rrezik  për sigurinë e vendit. Policia e shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien pre e thirrjeve dhe të mos i bashkohen kësaj proteste. Të gjithë ata që do të marrin përsipër të shkojnë pas politikanëve për të cënuar rendin publik do të përballen me ligjin.  Kodi Penal, dënon deri në burgim personat që marrin pjesë në tubime të paligjshme. Policia e shtetit zotëron të gjitha kapacitet për të mos i lejuar këto tubime”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për shtyp të Policisë së Shtetit./CityNews





08:17 Aktualitet

Të (pa)strehët

Në dhjetë vitet e ardhshme pritet të rritet deri në 70% numr...

Lajmet e fundit nga