web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama hedh një foto për të ironizuar Bashën/Komentuesi i propozon një zanat të ri

12 Prill 2017, 08:50, Aktualitet CNA

I ekzaltuar nga fitorja e mbrëmshme e Juventusit, Edi Rama, kryeministri i vendit, nuk ka nguruar që të ironizojë tifozët e Barcelonës, madje i ka krahasuar ata me thirrjet e kreut të PD, Lulzim Basha.

Ditën e sotme në rrjetet sociale, ai ka publikuar një foto(meme) të Bashës teksa në të shkruhet ?Ftoj të gjithë tifozët e Barcelonës në çadrën tonë, e të mos dalin nga aty derisa të përsëritet ndeshja.”

Padyshim që ironia e Ramës është paralelizëm i kërkesës së Bashës për qeveri teknike. Por një qytetar, i cili është treguar më thumbues se kryeministri, i ka propozuar këtij të fundit një zanat të ri, të bëhet ?mememaker?, pra memebëres dhe të hapë një faqe memesh./CityNews





Lajmet e fundit nga