
Si nëpër filma/Shihni si u kapën 5 shqiptarë me 1.5 ton drogë në ujërat greke
Rojet bregadetare greke kanë zbuluar një rrjet ndërkombëtar ...
Nëse ende shoqëria shqiptare nuk ka arritur ta shijojë sistemin kapitalist demokratik, të paktën ja ka dalë të velet me krizat që i ka shkaktuar politika paskomuniste këtij vendi të drobitur nga dikatura rreth 50 vjeçare.
Nga padija, me qëllim, nga mosaftësia e shqiptarëve për të krijuar shtet etj.,etj., kjo nuk dihet ende por e sigurt është që kriza akuale 2017 është vijimësi e homologeve të saja të mëparëshme. Sepse po të hapësh historikun e Shqipërisë postkomuniste do të konstatosh se krizat kanë qenë permanente, sa herë janë mbajtur zgjedhje, parlamentare apo vendore.
Me krizë hyri tranzicioni shqiptar dhe nga sapoduket, me krizë do të dalë. Veçse kjo e tashmja ka një të veçantë. Nga sa po duket kriza po e arrin nivelin e saj maksimal para se të mbahen votimet e 18 qershorit. Pasi historikisht krizat kanë lindur nga konflikti për të mos pranuar rezultatet, nën pretendimin e manipulimit.
Në zgjedhjet e para pluraliste të Marsit 1991 pas fitores së Partisë së Punës dhe zgjedhjes si president të Ramiz Alisë, zvendësit të diktatorit Enver Hoxha, pllakosi kriza. Partia Demokratike futi në valle sindikatat dhe ja doli të rrëzonte nga qeverisja Fatos Nanon. Në vend të Nanos erdhi Ylli Bufi, me një të ashtuquajtur Qeveri të Stabilitetit, por kriza vijoi të ishte prezente. Për këtë arsye PD i tërhoqi ministrat e saj dhe pas gjashtë muajsh edhe Qeveri Bufi u rrëzua për t?ja lenë vendin një qeverie tjetër të etiketuar si presidenciale që kishte objektiv përgatitjen e zgjedhjeve të 22 M arsit 1992. Fituese e tyre ishte PD dhe Qeveria e saj me kryesues Aleksandër Meksin do të vazhdonte të ishte në funksion normal deri në 26 Majin e vitit 1996.
Pas kësaj date plasi sërish kriza, pasi PS, braktisi zgjedhjet, ditën e votimeve, duke ngritur akuza se PD po manipulonte votimet. Tërheqja nga zgjedhjet solli krizën që e shoqëruar me protesta e futi vendin në kolaps. Kriza u thellua pasi socialistët nuk pranuan të hynin në Kuvend? Kriza e Parlamentit u shoqërua me atë financiare të lindur nga shembja e piramidave mashtruese dhe në vitin 1997 vendi hyri në krizëm më të thellë të atyre gjashtë viteve të ikura, atë të vitit 1997, që solli rrënien totale të shtetit të parë post-komunist.
Midis rrëmujës dhe ndërhyrjes së trupave ndërkombëtare u arrit që të mbaheshin votimet e 28 Qershorit 1997 dhe kur mendohej se Qeveria socialiste e Nanos, që doli pas tyre, do ta nxirrte vendin nga shkatërrimi, erdhi kriza tjetër.
Në shtator 1998, vrasja së deputetit të PD-së, Azem Hajdari, solli pushtimin e godinës së Qeverisë Nano etj. Institucioneve të rendësishme, nga protestuesit . Kolapsi e sundoi sërish vendin. Rënien e Qeverisë së Nanos dhe zvendësimi i tij me qeverinë Majko e më pas me atë Meta, u duk se e futi vendin në hullinë e paqes sociale. Paqe që do të zgjaste deri në vitin 2001, pas zgjedhjeve të të cilit, nën pretendimin e manipulimit me skemën e ?Dushkut?, siç u etiketua, u rikthye sërish kriza. Ishte ndërhyrja e BE që e detyroi Sali Berishën dhe Fatos Nanon, të dy kryetarë respektivë të PD dhe PS të binin dakort për zgjedhjen e presidentit konsesual, Alfred Moisiu, që situata politike të çtensionohej disi, për tu ngjitur në nivelin e krizës sërish në zgjedhjet vendore, që pas dy herë shtyrjeje, nga Tetori 2007 u arrit të mbaheshin në Shkurt 2008.
Në vitin 2009, PS-ja nuk i pranoi si të lira e të nderëshme votimet e zhvilluara për deputetët e Kuvendit, duke pretenduar manipulimin e tyre dhe hapjen e kutive në Shkodër, Tiranë dhe Fier.
Kryeministri Sali Berisha nuk pranoi dhe nisi kështu një protestë e gjatë e opozitës Rama, që u finalizua me ngritjen e ?çadrave të bardha? para kryeministrisë. Kamping-protesta qëndroi në funksion për rreth tre javë. Më tej, me ndërhyrjen e autoriteteve të larta euroatlantike i arrit negocimi i situatës dhe rikthimi i socialistëve opozitër në Parlamentin e braktisur prej tyre. Në pas zgjedhjet e vitit 2013 një tjetër krizë do ta godiste vendin, por këtë herë ishte PD e dalë në opozitë që nuk pranonte rezultatin që kish sjellë marrjen e pushtetit nga dyshja Rama-Meta. Gjithsesi kjo nuk zgjati për shumë kohë, dhe dy vite më pas u mbajtën votimet për pushtetin lokal, që ishin ndër të paktat, pa konflikt të ashpër, midispalësh politike./CityNEWS
Rojet bregadetare greke kanë zbuluar një rrjet ndërkombëtar ...
LSI dhe Ilir Meta po luajnë çdo skenar të mundshëm për të dë...
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka treguar se, Partia Soc...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka pritur në një t...
Ditën e sotme policia ka kapur në flagrancë 2 persona në Sar...
Janë zbardhur detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë ...
Mali i Zi do jetë aleati i 29-të i Aleancës Euro-Atlantike. ...
Pak ditë më parë, gjatë një aksioni të madh policor të quajt...
Këta janë titujt kryesorë të gazetave të ditës së sotme, 12 ...
Nëse keni pasur një lidhje te qëndrueshme gjate kësaj dite d...
Një ndër aktivistët e njohur të shoqërisë civile, Kastriot F...
Karabinierët e Brindizit të lajmëruar nga Roma për një gomon...
Policia ka pezulluar menjëherë nga detyra punonësin e polici...
Gazetari i kronikës, Flamur Vezaj, ka sulmuar kryebashkiakun...
Autoritet franceze thanë se një kamp refugjatësh në veri të ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i është për...
NASA pritet të dalë në një konferencë për shtyp të enjten, k...
Mjetet e hakerimit të përdorura nga Agjencia Qendrore e Zbul...
Situata politike aktuale dhe seanca e jashtëzakonshme parlam...
Gazetari Arjan Çani ka ironizuar qytetarët shqiptarë, për in...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Zhdukja e Ervis Martinajt mbetet ende një ndër sfidat ...
Një tjetër pastruese është vënë në pranga pasi ka vjedhur ...
Policia e Durrësit ka arrestuar një 34-vjeçar gjatë operacio...
Policia ka zbardhur aksidentin e ndodhur mëngjesin e djesh...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të dikto...
Ndodhi herën e fundit kur isha në Korçë.Kur po kaloja ...
ARRSH ka informuar qytetarët lidhur me situatën nga moti i...
Drejtoria e Përgjithshme njofton se tragetet e linjës Durrës...
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, është shp...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, në provincën...
Lufta në Ukrainë prej rreth një viti ka futur në “ankt...
Në reagimin e saj të parë zyrtar publik pas rrëzimit t...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...