LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë ndodhi mbrëmë brenda picerisë, ku u masakrua për vdekje pronari në Durrës?

12 Prill 2017, 07:03, Aktualitet CNA

Janë zbardhur detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku u rrah për vdekje Agim Arapi.

Sipas njoftimit të policisë, 58-vjeçari u rrah nga dy vëllezërit Kujtim e Konstandin Ekonomi dhe dhëndri i këtij të fundit, Jurgen Kurti.

Kujtojmë se Jurgen Kurti, rreth një vit më parë u akuzua për vrasjen e të atit në Bllok, por u la i lirë sepse autorësinë e krimit e mori daja i tij.

Mësohet se ngjarja e djeshme ka ndodhur rreth orës 19:55, në bulevardin ?Epidam?, në lagjen nr. 1. Agim Arapi është qëlluar me sende të rënda në kokë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Konflikti ka ndodhur për shkak të pronësisë. Vëllezërit kishin rënë dakord me viktimën që përmes dyqanit të tij të kalonin tubat e picerisë, të cilën e kishin hapur së fundmi kundrejt një pagesë prej 13 mijë lekësh në muaj.

Ndërsa bashkëshortja e viktimës u ka kërkuar lekët e muajit mars, ata nuk kanë pranuar dhe kanë filluar të konfliktohen me çiftin, gjë që ka shkaktuar më pas ngjarjen e rëndë./CityNews

Lajmet e fundit nga