LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përleshje horror në Francë/Shkrumbohet kampi i emigrantëve

11 Prill 2017, 20:55, Aktualitet CNA

Autoritet franceze thanë se një kamp refugjatësh në veri të Francës u dogj të hënën në mbrëmje pas një përlershje mes më shumë se 150 emigrantëve pjesëtarë të grupeve rivale kurde dhe afgane.

Sipas prefektit rajonal, Michel Lalande, zjarri shkatërroi shumicën e kampit të refugjatëve në Grande-Synthe pranë Dunkirkut dhe nga përleshjet mbetën disa të plagosur.

Zoti Lalande tha se në kohën e zjarrit në kamp strehoheshin 1.600 emigrantë, shumë prej të cilëve humbën të gjitha zotërimet që kishin. Rreth 500 migrantë tani janë strehuar përkohësisht në shkollat përrreth, por shumica nuk dihet ku janë. ?Nuk ka mbetur gjë tjetër veçse një grumbull hirit. Rindërtimi i kampit duket i pamundur?, tha MichelLalande.

Kampi Grande-Synthe u krijua vitin e kaluar nga grupi Mjekët pa Kufij, për strehimin e refugjatëve kryesisht kurdë. Por numri i të strehuarve u rrit në tetor, pas shkatërrimit të kampit tërefugjatëve në Calais, që ndodhet rreth 40 km larg. Pastaj një numër i madh emigrantësh erdhënnga Afganistani, duke rritur më tej popullsinë në kamp.

Corenne Torre, kryetarja e grupit të operacionit francez i tha agjencësë ës lajmeve Associated Press, se tani po përpiqen për të gjetur emigrantët që nuk dihet ku janë. “Ne thjesht nuk e dimë se ku janë,” tha ajo, duke shtuar se disa mund të jenë fshehur nga frika e autoriteteve apo nga frika e bandave rivale në kamp.

Hetuesit janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit, edhe pse Michel Lalande tha se autoritetet besojnë se incidenti u shkaktua nga një zjarrvënie e qëllimëshme.
Corenne Torre tha se 10 emigrantë u dërguan në spital me plagët e marra gjatë zjarrit.Gjatë përleshjes, të paktën gjashtë emigrantë u plagosën, tre prej të cilëve pësuan plagë me thikë. Një tjetër migrant mbeti në gjendje kritike pasi u godit nga një makinë jashtë kampit.

Forcat speciale të policisë ndërhynë për të ndaluar përleshjen, por ndërhyrja e tyre çoi në përleshje të mëtejshme ndërmjet emigrantëve dhe autoriteteve.

Emigrantët janë mbledhur për dekada përgjatë bregut në veri të Francës, me shpresë për të arritur në Britani.

Kampi i Grande-Synthe ka parë disa incidente të dhunshme këto muaj, me atë më të fundit javën e kaluar, kur emigrantët u përpoqën për të bllokuar trafikun dhe u ngjiten mbi automjete në një autostradë aty pranë./VOA

Lajmet e fundit nga