LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapen në flagrancë me 17 kg drogë/Këta janë sarandiotët e arrestuar

12 Prill 2017, 07:24, Aktualitet CNA

Ditën e sotme policia ka kapur në flagrancë 2 persona në Sarandë dhe ka sekuestruar 17 kilogramë Cannabis Sattiva.

Ndërkohë që janë arrestuar 26-vjeçari, Agron Prenga dhe 24-vjeçari, Mariglen Hysenaj, që të dy banues në Sarandë, policia ka shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia ka sekuestruar 17 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva! Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë (njëri prej tyre shtetas grek). Arrestohen në flagrancë shtetasit:

1- Agron Prenga, 26 vjeç, banues në Sarandë.

2-  Mariglen Hysenaj, 24 vjeç, banues në Sarandë.

Policia e Sarandës, ditën e djeshme, mbi bazen e informacioneve të marra në rrugë operative se në qytet po qarkullonin 2 automjete të cilët dyshoheshin se po transportonin lëndë narkotike, menjëherë filloi ndjekja e këtyre mjeteve derisa u bë i mundur bllokimi i tyre në lagjen nr.1 Sarandë. Në bazë të këtij operacioni, policia bëri të mundur bllokimin e dy automjeteve në lagjen nr.1 Sarandë dhe arrestimin e dy prej autorëve, pasi dy shtetas të tjerë në momentin e ndërhyrjes në flagrancë nga policia, janë larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e qytetit. Nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip Benz-ML me targë AA 371 ML, u konstatua një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 17 kg e dyshuar Cannabis Sattiva, 16 pako, të futura në një çantë sportive në bagazhin e këtij mjeti. Në këte mjet, policia bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Mariglen Hysenaj, si dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin K.L., 29 vjeç. Gjithashtu, në mjetin tjetër tip Benz C-Clas, me targë AA 109 IL, policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin Agron Prenga, si dhe ka shpallur në kërkim pasagjerin tjetër në këtë mjet, shtetasin grek A.E., 31 vjeç. Nga hetimet e kryera, dyshohet se autorët kishin për qëllim destinacionin e lëndës narkotike drejt shtetit Grek. Po punohet për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim si dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër penale./CityNews

Lajmet e fundit nga