LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumentet/Vëllai i Vangjush Dakos i përfshirë në krim shtetëror

11 Prill 2017, 21:01, Aktualitet CNA

Gazetari i kronikës, Flamur Vezaj, ka sulmuar kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Vezaj flet për fenomenin e betonizimit nga Dako, duke thënë se të ndërtosh në zonën Arkeologjike të kategorisë ?A? është një krim.

Më tej, ai shton se çdo kompani private që kryen punime punlike për llogari të Bashkisë së Durrësit furnizohet me beton nga ish-shoqëria e Vangjushit, që tani administrohet nga vëllai i tij.

Ndërkohë, gazetari sjell edhe dokumentet, që sipas tij, tregojë se kompania e betonit ka qenë e Vangjushit dhe i ka kaluar vëllait.

Ja reagimi i plotë:
Fenomeni i betonizimit nga Vangjushi!
Te ndertosh ne zonen Arkeologjike te kategorise “A” eshte nje krim! Por ky krim kur kryhet nga zyrtare te veshur me pushtet, quhet krim shteterore per te cilin as policia dhe as prokuroria nuk po nderhyjne! Ky krim po ndodh ne Durres ne ndertimin e “Velieres” qe me vendim Gjykate eshte urdheruar pezullimi i punimeve!
Por ajo qe bie ne sy ne Durres prej kohesh eshte fakti se cdo kompani private qe kryen punime publike per llogari te Bashkise se Durresit furnizohet me beton nga ish-shoqeria e Vangjushit por qe tani administrohet nga i vellai i tij E.Dako!
Edhe ne punimet per ndertimin e “Velieres” prane Torres Veneciane ne Durres, kompania qe po furnizon firmen e ndertimit me beton eshte shoqeria e vellait te kryetarit te Bashkise! Ndoshta kjo eshte edhe njera nga shume arsyet pse Vangjushi kerkon qe te zbatohet me cdo kusht projekti i betonizimit te kesaj zone arkeologjike!
Me posht keni fotot zyrtare te QKB-se, qe tregojne se kompania e betonit ka qene e Vangjushit dhe i ka kaluar vellait! Si dhe foto e makinerive qe po hedhin beton prane Torres Veneciane e qe i perkasin kompanise se vellait te kryetarit!
#suksese_ne_jete_Vangjush_betoni#/CityNews

Lajmet e fundit nga