Shqipëri–Kosovë/A do realizohet ëndrra për një treg të përbashkët
Po zhvillohet në Tiranë konferenca “Aspirata për një treg të...
As më shumë e as më pak, por plot 240 minuta, me peshk edhe verë, Edi Rama dhe Ilir Meta, zgjodhën mbrëmjen e të dielës të bëjnë pazarin politik të radhës, në një restorant me prodhime deti tek “Pazari i Ri” në kryeqytet.
Sabati është dita e shtunë, gjatë së cilës Allahu ua ndaloi hebrenjve të peshkonin, si sprovë dhe ndëshkim për gjynahet e tyre. “Pyeti ata hebrenjtë për qytetin që gjendej në bregdet dhe për çfarë i gjeti banorët e tij kur thyen urdhëresën e Sabatit (së shtunës). Atë ditë u vinin peshqit me shumicë, ndërsa ditëve tjera që nuk i kremtonin, nuk u vinin.
Kështu, Ne i vumë në provë, sepse bënin punë të mbrapshta”. Kjo thënie kuranore flet mbi hebrenjtë, feja e të cilëve e ndalon në mënyrë absolute punën në ditën e shtunë, qoftë edhe për të siguruar ushqim. Në qytetin në fjalë, që është qyteti i Eilatit në Gjirin e Akabasë, ndodhte që peshqit i afroheshin bregdetit me shumicë ditën e shtunë, kurse ditëve të tjera qëndronin larg dhe në thellësitë e detit, duke e bërë të vështirë punën e peshkatarëve. Kjo ishte një provë nga Allahu, për të verifikuar bindjen ndaj urdhrave të Tij. Të dielën dy peshkatarët e mëdhenj të politikës në Shqipëri, për të treguar se i njohin mirë dhe i zbatojnë këshillat e librave të shenjtë, u shfaqën në një restorant peshku.
Po çudia është se në restorant peshku ku shkuan ata, thuhet se, kanë preferuar të hanë të pjekur një kec stine. Pa ngjala si dikur para katër viteve, Edi Rama dhe Ilir Meta për darkë u lëshuan mbi një kec tropoje, pasi është shumë i shijshëm në kohë krizash. Bashkë me Edi Ramën dhe Ilir Metën, në darkën tek “Pazari i Ri” ishin edhe Erion Veliaj dhe Petrit Vasili.
Gjatë të dielës, por edhe më herët në mënyrë të përsëritur, ka pasur deklarata të forta që nxjerrin në pah një përplasje brenda koalicionit të majtë mes dy forcave kryesore PS dhe LSI. Por, duket se nuk ka kohë më për sulme sepse po vjen data 18 prill dhe në KQZ duhet të regjistrohen Koalicionet. Me pas nuk ka më as ngjala, e as kec të stinës. Spektakli i darkave dhe takimeve mes Ilir Metës e Edi Ramës, që përvijohet më pas me akuza të forta e kundërpërgjigje përçmuese, po merr tipare grotestke.
Ndërsa, gazetarët kanë pritur jashtë restorantit për të marrë lajmin e fundit, Rama-Meta të shoqeruar edhe nga Petrit Vasilo e Erion Veliaj kanë dalë të qetë duke përshendetur me një buzeqeshje të lehtë. Rama dhe Meta nuk dhanë asnjë deklaratë për mediat, por kanë lënë në mister sërish vazhdimin apo jo të këtij koalicioni. Me “sy e veshë” të gjithë presin që ditët vijuese të zbardhin përmbajtjen e faturës dhe “pazarin” e natës mes dy liderëve.
Sidoqoftë menu-ja, kec apo peshk, e sigurtë është: Nëse ishte kec, ai nuk i shëron mëkatet. E nëse ishte peshk do Zoti, nuk ka rënë në rrjetë të shtunën.
Po zhvillohet në Tiranë konferenca “Aspirata për një treg të...
Ka një lumturi digitale online se Rama dhe Meta u çelikosën ...
Jeni prindër të lumtur, fëmijët janë ende shumë të vegjël pë...
Tendera miliona euro në prag të fushatës, fonde që shkojnë p...
Ish-kreu i LDE, Arian Galdini, ka shprehur ngushëllime për n...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë ...
Dibrani: Pa një ‘Vettting’ për prokurorët e gjyqtarët, kurrë...
Duke u nisur nga përshkrimet që i janë bërë miqë- sisë sime ...
Analisti Andi Bushati ka komentuar në studion e “News24” sit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka ironizua...
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i LSI, Ilir Meta, vendosën të...
Ndarja nga jeta e kantautorit Françesk Radi ka prekur thellë...
Këngëtarja e njorhu, Rozana Radi, ka reaguar pas humbjes së ...
Nga marrëveshja e 1 prillit 4 vjet më parë tek darka e 2 pri...
Ne jemi një vend normal megjithëse kemi një opozitë të çmend...
PD vazhdon protestën e saj në ditën e 45. Kreu demokrat Lulz...
Policia ka goditur një grup të strukturar kriminal të linjës...
Një 49-vjeçare i ka dhënë fund jetës në banesën e saj. Shtet...
Kryetari i LSI, Ilir Meta, do të mbledhë mbrëmjen e sotme Kr...
Kreu i LSI, Ilir Meta, drekoi mesditën e sotme me aleatin në...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...