Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Po zhvillohet në Tiranë konferenca ?Aspirata për një treg të përbashkët, Shqipëri-Kosovë?, organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë së Shqipërisë dhe Kosovës, në bashkëpunim me Revistën Monitor. Ajo synon të identifikojë problemet e tregtisë dhe investimeve, përmes prezantimeve të ekspertëve nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe të vërë përballë bizneset nga të dy vendet në fushat e tregtisë dhe investimeve. Në panelin e fundit do të debatohet nga ministrat përkatës të ekonomisë, znj. Milva Ekonomi për Shqipërinë dhe znj. Hykmete Bajrami për Kosovën.
Pas identifikimit të problemeve dhe diskutimeve në panel synohet të dilet me disa rekomandime për nxitjen e tregtisë dhe investimeve mes dy vendeve, që do t?u adresohen më pas qeverive të të dy vendeve.
Analisti i tregtisë, Ilir Ciko, në materialin e përgatitur posaçërisht për këtë event, ?Si të përparojmë më tej: Marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Kosovë, situata, potenciali dhe disa sugjerime?, tha se struktura e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve mbetet tepër e varfër dhe e përqendruar, duke pasqyruar realitetet ekonomike të tyre.
Nga ana tjetër, me gjithë ritmet e larta të rritjes së tregtisë përmes kufirit shqiptar, konfliktet sporadike e të kufizuar tregtare për produkte të veçanta, si referencat doganore, rregullat e origjinës, masat sanitare e fitosanitare dhe standardet, kanë zbehur disi arritjet.
Ciko tha se rajoni duhet parë si pjesë aspiruese për në Bashkimin Europian, ku duhet të synohet një hapësirë më e integruar shqiptare, çka kërkon një angazhim e koordinim të posaçëm institucional. ?Shqipëria dhe Kosova kanë ende punë për të arritur një integrim më të thelluar ekonomik mes tyre?, referoi Ciko. ?Thelbi i diskutimit duhet të zhvendoset nga trajtimi i shkëmbimeve tregtare mes Kosovës e Shqipërisë drejt një tregu tërheqës të përbashkët për bizneset lokale dhe ato të huaja?.
Ai rekomandoi që hapja e tregut të brendshëm për konkurrencë të drejtë mes bizneseve vendase, përtej kufirit, apo të huaja mbetet çelësi kryesor për të rritur konkurrueshmërinë e bizneseve të Kosovës e Shqipërisë.
Elemente të tjera lehtësuese do të ishin zhvillimi i infrastrukturës lidhëse, shfrytëzimi i përbashkët i mundësive komplementare (energji, turizëm, miniera etj.), lehtësimi dhe eliminimi i mëtejshëm i procedurave doganore, harmonizimi i procedurave administrative, njehsimi i faktorëve të tjerë të klimës së biznesit, përfshirë qasjen fiskale ndaj bizneseve, etj.
Alban Zusi, sipërmarrës, gjatë fjalës së tij tha se tregtia me Kosovën realizohet nga bizneset e mëdha, që janë në fushën e tullave, çimentos, etj., e që në total janë rreth 15.
?Bizneset e vogla dhe të mesme, fatkeqësisht nuk punojnë, sepse të shkosh në Kosovë duhen ngarkesa të mëdha, ndryshe nuk ka leverdi. Për bizneset e vogla dhe të mesme pagesat janë të shumta dhe shkojnë deri në 17,000 lekë. Për të shitur 100,000 lekë duhet të shpenzosh 17,000 lekë taksa doganore, çka e rrit koston dhe e bën të paleverdishme tregtinë me Kosovën për bizneset e vogla dhe të mesme?, tha z. Zusi. Sipas tij, është edhe çështja e barrierave jotarifore. ?Kjo mënyrë e të punuarit ka fuqizuar bizneset e mëdha, por ka penguar ato të vogla. Ka më shumë leverdi të punojnë me tregjet e Francës e të Austrisë sesa me Kosovën pikërisht për shkak të këtyre problemeve?,- tha Zusi.
Ndërsa drejtuesi i Odës Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, tha se problemet duhet të zgjidheshin me mirëkuptim dhe se dialogu ka ekzistuar. Por, ai thekson se menjëherë pas dialogut janë shfaqur problemet, duke përmendur rastin e Birra Peja. ?Veprimet që merren nga qeveritë janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit që promovohet mes dy vendeve. Është pa kuptim që dy vendet i vënë barriera njëra?tjetrës, kur ato as nuk konkurrojnë dot me të njëjtët produkte, përkundrazi i kanë plotësuese?, tha z. Zeka.
Ai propozon që të harmonizohen certifikatat fitosanitare, pasi nëse nuk arrihet të bëhet kjo, është e kot që të flitet për bashkëpunim.
Saimir Sinani, përfaqësues i doganave shqiptare tha se dogana ka qenë e prirur që çdo element për lehtësimin e procedurave dhe uljen e kostove të shohë me përparësi. ? Prej kohësh funksionon traziti i përbashkët me Kosovën dhe përdorimi i deklaratës së thjeshtuar?, tha z. Sinani./Monitor
Ka një lumturi digitale online se Rama dhe Meta u çelikosën ...
Jeni prindër të lumtur, fëmijët janë ende shumë të vegjël pë...
Tendera miliona euro në prag të fushatës, fonde që shkojnë p...
Ish-kreu i LDE, Arian Galdini, ka shprehur ngushëllime për n...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë ...
Dibrani: Pa një ‘Vettting’ për prokurorët e gjyqtarët, kurrë...
Duke u nisur nga përshkrimet që i janë bërë miqë- sisë sime ...
Analisti Andi Bushati ka komentuar në studion e “News24” sit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka ironizua...
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i LSI, Ilir Meta, vendosën të...
Ndarja nga jeta e kantautorit Françesk Radi ka prekur thellë...
Këngëtarja e njorhu, Rozana Radi, ka reaguar pas humbjes së ...
Nga marrëveshja e 1 prillit 4 vjet më parë tek darka e 2 pri...
Ne jemi një vend normal megjithëse kemi një opozitë të çmend...
PD vazhdon protestën e saj në ditën e 45. Kreu demokrat Lulz...
Policia ka goditur një grup të strukturar kriminal të linjës...
Një 49-vjeçare i ka dhënë fund jetës në banesën e saj. Shtet...
Kryetari i LSI, Ilir Meta, do të mbledhë mbrëmjen e sotme Kr...
Kreu i LSI, Ilir Meta, drekoi mesditën e sotme me aleatin në...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e të ri...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...