web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri Ahmetaj: “Reformat, suksesi i ekonomisë, “Drejtësia”, jetike për vendin/ Tensionet politike artificiale dëmtojnë ekonominë dhe klimën e biznesit

27 Shkurt 2017, 21:30, Aktualitet CNA

Ministri i Financave Arben Ahmetaj zhvilloi sot një takim me mediat, për të ndarë Vendimin e Bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar pas rishikimit të fundit të Programit për Shqipërinë, por edhe angazhimin e qeverisë për vijimin e reformave dhe ruajtjen e kuadrit makrofiskal të dakordësuar me FMN edhe në periudhën pas-programit:

 ?Dua ta ndaj me ju me kënaqësi që Fondi Monetar Ndërkombëtar, në deklaratën shoqëruese për mbylljen e programit e vlerëson marrëveshjen si një sukses të plotë, duke iu referuar një bashkëpronësie shumë të fortë nga ana e qeverisë shqiptare të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, të realizimit të një sërë reformash makroekonomike në funksion të rritjes ekonomike? ? tha Ministri.

Objektivat e vendosura në kuadër të Programit me FMN, kanë bërë të mundur që ekonomia shqiptare të hyjë tashmë në një cikël pozitiv afatgjatë, duke korrektuar disbalancat e trashëguara nga viti 2013:

?Sot kemi një rritje ekonomike thuajse të konfirmuar për vitin 2016 me 3.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe një platformë ekonomike shumë të mire, të konsoliduar, për një rritje të konsiderueshme gati 3.7-3.8% gjatë vitit 2017. Sigurisht, kemi arritje rekord në aspektin makrofiskal duke filluar që nga defiçiti buxhetor me nivelin më të ulët të 25 viteve me minus 2% dhe balanca primare me një sufiçit prej 0.7%. Të gjitha këto janë rezultate të reformave që kemi ndërmarrë në aspektin makroekonomik e fiskal, por sigurisht janë të lidhura ngushtë me të gjitha reformat që ka bërë qeveria në tre vitet e fundit? ? tha Ahmetaj, i cili u ndal në mënyrë të vecantë tek rëndësia e vazhdimit të Reformës në Drejtësi, duke filluar me Vetting-un.

?Me reformën në drejtësi besojmë që janë të lidhura të gjitha reformat e tjera dhe fillimi i Vettingu-t do të ishte një sinjal shumë i rëndësishëm për sipërmarrjen vëndase, për qytetarë, për tatimpaguesit dhe për investitorët e huaj? ? u shpreh Ministri.

Duke folur për vazhdimin e marrëdhënies me FMN, Ministri Ahmetaj konfirmoi se bashkëpunimi do të jetë i ngushtë në formën e monitorimit pas programit, ndërsa vendimi për një marrëveshje të re, i takon qeverisë Rama 2. Nga ana tjetër, Ministri përsëriti angazhimin e qeverisë shqiptare për ruajtjen e kuadrit makorekonomik e fiskal, përmbushjen e objektivave dhe vazhdimin e reformave:

?Reformat na kanë shpërblyer me rritjen ekonomike, me rritjen e pagave dhe pensioneve, me rritjen e punësimit, me rritjen e numrit të ndërmarrjeve, me rritjen e investimeve të huaja, me rritjen e importeve dhe me rritjen e eksporteve. Kjo do të thotë që është e domosdoshme, është kusht jetik vazhdimi i reformave, vazhdimi i konsolidimit fiskal deri në uljen e borxhit në nivelin nën 60%. Viti 2017 do e ulë borxhin në 68.9%, pra do të shkojë borxhi nën atë që u trashëgua në 2013, që ishte një thuajse falimentim i shtetit, qoftë në aspektin e defiçitit buxhetor, qoftë në aspektin e balancës primare, pra të përgjegjësisë së drejtpërdrejt të qeverisë? ? përfundoi Ministri.

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar u mblodh të premten pasdite në 24 shkurt për shqyrtimin e rishikimit të nëntë dhe të dhjetë të Programit me Shqipërinë. Aprovimi i dy rishikimeve të fundit i hapi rrugën disbursimit të 73.2 milionë eurove, duke e cuar totalin e disbursimeve për Shqipërinë në 377.3 milione euro.

Në përfundim të Takimit të Bordit Ekzekutiv, z. Tao Zhang, Zv. Drejtor dhe Kryetari në detyrë i Bordit, u shpreh se ?Implementimi i politikave të forta në kuadër të Marrëveshjes së Fondit të Zgjeruar, e ka ndihmuar Shqipërinë të përmbushë objektivat për korrektimin e disbalancave të mëdha ekonomike dhe nxitjen e rritjes ekonomike, duke ruajtur stabilitetin në kushtet e sfidave të jashtme. Autoritetet implementuan reforma kycë strukturore, duke dëshmuar pronësi të fortë mbi programin. Angazhimi i mëtejshëm dhe i qëndruesëhm për vazhdimin e axhendës së reformave është thelbësor për të ruajtur këto arritje të ekonomisë, reduktuar dobësitë dhe përforcuar rritjen?.





Lajmet e fundit nga