web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet projekt-vendimi për dëmshpërblimin e banorëve të Zharrës/ Ndalohen injektimet

27 Shkurt 2017, 19:14, Aktualitet CNA

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka zbardhur draftin që pritet të miratohet ditën e mërkurë në mbledhjen e qeverisë për banorët e Zharrëzës.

Mësohet se drafti është  hartuar nga Brendshme, e  Energjitikës dhe e Financave, të cilat  i kanë propozuar Këshillit të Ministra një projekt-vendim në lidhje me dëmet e shkaktuara nga kompania ?BANKERS? në Zharrëz të Fierit.
Vendimi konsiston në dëmshpërblimin në masën 100% të dëmeve të shkaktuara duke iu referuar çmimeve të vendosura nga Enti i Banesave në Bashkinë Fier.

Gjithashtu, sipas këtij vendimi, dëmshpërblimi i dëmeve të shkaktuara në banesa dhe pasuri brenda tyre do bëhet menjëherë pas vlerësimeve të bëra në terren.

Ndërkohë, banorët e Zharrëzës janë vendosur përpara Ministrisë së Energjitikës dhe shprehen se do të qëndrojnë deri në realizimin e kërkesave.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Energjisë

Në vijim të angazhimeve të ndërmarra në kuadër të trajtimit të problematikës së krijuar nga lëkundjet në zonën e Zharrëzës, Ministria e Energjisë dhe Industrisë informon sa vijon:

Tre ministri kanë hartuar draftin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për ?Marrjen e masave për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet e tokës në njësinë administrative Zharrëz, njësinë administrative Patos (fshati Dukas), Bashkia Patos dhe njësinë administrative Kuman, Bashkia Roskovec?. Ky dokument do të miratohet në mbledhjen e radhës që mbah et ditën e mërkurë.

Më herët, përmes shkresës nr.7270/6, datë 26.12.2016, Ministri i Energjisë dhe Industrisë urdhëroi Bankers Petroleum ?për ndërprerjen e injektimit të ujit teknologjik në puset e lokalizuar përreth fshatit Zharrëz, deri në një njoftim të dytë?.

Mbështetur në nenin 3 dhe 12, të ligjit nr.7746, datë 28.07.1993 ?Për hidrokarburet (kërkim-prodhim), i ndryshuar si dhe në zbatim të nenit 9.3 të Licensë Marrëveshjes, bazuar dhe në konkluzionet e grupit të punës të ngritur nga Kryeministri, Ministri i Energjisë dhe Industrisë ka firmosur urdhërin nr.1275/1, datë 27.02.2017 ku ?urdhëron kompaninë Bankers Petroleum Albania Ltd, të ndalojë operacionet e injektimit të ujit në gëlqeror në zonën e Zharrëzës dhe të përdorë alternativa të tjera për trajtimin e ujit teknologjik pa dëmtuar mjedisin, sipas standardeve ndërkombëtare e në mënyrë që të shmangen në të ardhmen pasojat negative për komunitetin?.

Në zbatim të Urdhërit nr.178 të dt.27.12.2016 të Kryeministrit ?Për vlerësimin e situatës së krijuar nga lëkundjet e tokës në zonën e fshatit Zharrëz dhe për përcaktimin e masave që duhet të merren në varësi të shkaqeve të ndodhjes së fenomenit të lëkundjeve të tokës?, grupi i punës është duke vlerësuar të gjithë faktorët dhe pasojat që lidhen me lëkundjet e tokës në zonën e vendburimit të Patos-Marinzës dhe veçanërisht në zonën e fshatit Zharrëz.

Nga komunikimi i vazhdueshëm që kemi pasur për këtë problem me kompaninë Bankers janë evidentuar qëndrime të ndryshme të palëve në Licencë Marrëveshje përkatëse për shkakun e këtyre lëkundjeve dhe pavarësisht përpjekjeve të bëra për zgjidhjen me negocim të këtyre mosmarrëveshjeve, zgjidhja e saj nuk është arritur.

Meqenëse mosmarrëveshja ka të bëjë me çështje teknike, Bankers Petroleum ka dërguar një shkresë nr.1410/3, datë 09.01.2017 ku fton palët të bien bashkërisht dakord për angazhimin e një eksperti teknik që të asistojë palët në zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë i ka përcjellë Bankers Petroleum në datën 20.01.2017 propozimet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, një listë me pesë institute ndërkombëtare: 1). Royal Netherlands Meteorological Institute (ORFEUS); 2). Instituto Nazionale di Geofisica e Vulcanologia- Luigi Improta, Italy; 3). Sëiss Seismological Service-Stefan Ëiemer; 4).German Research Centre for Geosciences/ Torsten Dahm, Ernst Huenges; 5). University of Bergen, Norëay/Lars Ottemoller.

Qeveria shqiptare dhe Bankers Petroleum kanë përzgjedhur me konsensus që eksperti të jetë nga Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanikës (Instituto Nazionale di Geofisica e Vulcanologia/Luigi Improta). Palët do të përcaktojnë tashmë termat e referencës mbi të cilat do të fillojë punën eksperti i pavarur.





Lajmet e fundit nga