web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luftë Kosovë-Serbi?! Shokon gazetari amerikan: Ja kë do ndihmojë Donald Trump

25 Janar 2017, 12:22, Aktualitet CNA

Gazetari dhe publicisti i njohur amerikan, Thomas E. Ricks, ka bërë një deklaratë befasuese në lidhje me ndikimin e Presidentit Donald Trump mbi Kosovën. Në një artikull për revistën e njohur ?Foreign Policy?, gazetari flet për të ardhmen e Kosovës pas inaugurimit të Trump si President i SHBA.

Ai flet për një luftë të hapur mes Kosovës dhe Serbisë, referuar tensioneve të kohëve të fundit. E për rrjedhojë, Ricks deklaron se Trump do jetë i gatshëm të braktisë Kosovën, dhe se sipas tij, kosovarët nuk do fitojnë simpatinë e mbështetësve të Trump.

?A do të jetë Trump i gatshëm të rrezikojë marrëdhëniet me Rusinë nëse trupat serbe hyjnë në veriun e Kosovës? Është mëse e mundshme që administrata Trump do të jetë e gatshme të braktis Kosovën; projekti i shtetndërtimit mund edhe të portretizohet si dështim që ?Klintonët? nuk duhet të ishin angazhuar. Shumica e kosovarëve shumicë kjo me përkatësi islame nuk kanë gjasa për të fituar shumë simpati nga mbështetësit e Trumpit?, shkruan gazetari.

Më tej, ai shton se nëse do ketë luftë, do shkaktohet një thyerje brenda NATO-s, duke shtuar trazirat mes shqiptarëve të Kosovës.

“Nëse trupat serbe hyjnë në Kosovë pa lejen e Shteteve të Bashkuara, kjo do të shkaktoj një thyerje brenda NATO-s dhe sigurisht se do të çonte në trazira masive në mesin e shqiptarëve të Kosovës të cilët do të ndjenin se janë të pushtuar nga Serbia dhe të braktisur nga bashkësia ndërkombëtare. Pra, kjo mund të çojë në një përsëritje të dhunës që ka ndodhur në mars të vitit 2004 , kur trazirat shpërthyen në gjithë Kosovën dhe manastiret dhe fshatrat serbe u sulmuan. Natyrisht që kjo do të inkurajojë Serbinë për të rritur fushën e funksionimit të saj ?mbrojtjen? në tërë Kosovën dhe në këtë mënyrë do shkaktojë luftë të hapur”, shton ai./CityNews

Linku i plotë

Why I predicted a Kosovo crisis in March: It?s a great way for Russia to test Trump





Lajmet e fundit nga