web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ELBASAN/ Kapet me një thikë pa leje, 25 vjeçarin e kapin “mat” në lokal

25 Janar 2017, 11:21, Aktualitet CNA

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan,  kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sokol  Veliraj, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivat e policisë në ambientet e një lokali,  i është gjetur dhe  sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /CityNews/

 





Lajmet e fundit nga