web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

DURRËS/ Sherr mes të rinjve, dy prej tyre përfundojnë në spital

25 Janar 2017, 10:37, Aktualitet CNA

Katër të rinj  janë vënë në pranga dhe për një 18 vjeçar ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, pasi një ditë më parë ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit Erald Alushi, 20 vjeç, banues në Pjezë, Shijak; Edvin Bruçi 19 vjeç, banues në Pjezë, Shijak; Armando Reka 18 vjeç, banues në Pjezë, Shijak dhe Kevin Alushi, 27 vjeç, banues në Pjezë, Shijak. Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasit J.Gj., 18 vjeç, banues në fshatin Eminas, Shijak.

Më datë 24.01.2017,  në vendin e quajtur “Katër Rrugët”, Shijak, të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta. Për pasojë janë plagosur me mjete të forta shtetasi Erald Allushi, dhe me mjet prehës “biçak” shtetasi J.Gj.,  të cilët ndodhen në spital  jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një fishek model 56. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat  penale:” Plagosja e rëndë me dashje” në bashkëpunim, ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta?, në ngarkim të shtetasit Erald Alushi, parashikuar në nenet 88, 25, 278, 279 të Kodit Penal;  ” Plagosja e rëndë me dashje” në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve Edvin Bruçi, Kevin Alushi, Armando Reka dhe J.Gj.  /CityNews/

 





Lajmet e fundit nga