web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Horror në Vlorë/ Gjendet një kokë e shkëputur nga trupi, policia jep detajet

25 Janar 2017, 08:03, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës, me anë të një njoftimi zyrtar ka përcjellë të dhënat në lidhje me gjetjen e një koke në fshatin Karbunarë.

?Ditën e djeshme, rreth orës 13:55, në fshatin Karbunarë, në rrugën e vjetër të këtij fshati është gjetur një “kokë njeriu”, në një zonë të pyllëzuar.

Policia pasi ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se koka është e dekompozuar?, bëjnë me dije burime zyrtare.

Priten ekzaminimet laboratorike në lidhje me identifikimin dhe të çdo detaji tjetër në lidhje me këtë ngjarje. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.  /CityNews/

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga