web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fshihte drogën në banesë, policia kap 62 vjeçarin me 80 kg kanabis

25 Janar 2017, 08:22, Aktualitet CNA

Blutë e Vlorës kanë arrestuar në flagrancë një 62 vjeçar, pasi në banesën e tij mbante 80 kg lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka shkuar në banesën e tij dhe pas një kontrolli, i ka gjetur drogën të cilën e ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Kjo është arritur në sajë të operacionit të koduar “WEST”.

?Arrestohet në flagrancë shtetasi Spiro Tupa, 62 vjeç, banues në fshatin Beshisht, Vlorë. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas dispononte lëndë narkotike në banesë gati për ta shitur, menjëherë Policia e Vlorës ka shkuar në fshatin Beshisht, duke bërë të mundur kapjen  e tij në flagrancë në banesë?, shton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Spiro Tupes, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 80 kg (kilogram), e dyshuar si Cannabis Sattiva. Lënda narkotike ishte e fshehur në një dhomë, e ndarë nëpër thasë sintetikë me thurje dhe në qese të zeza plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. /CityNews/

 

 

 





Lajmet e fundit nga