web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denion Meidani ironizon Tahirin: Aman, jo masa të rrepta për trafikantët se ngelën pa paguar 30%

9 Dhjetor 2016, 19:50, Aktualitet CNA

Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, ka ironizuar përmes një postim në rrjetet sociale ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Meidani ka komentuar gjobat progresive të cilat do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2017. Ai shprehet se këto masa po kryejen për të mbushur arkat e shtetit.

Më tej, Meidani ironizon duke shkruar se duhen masa me te rrepta per puntoret e arave e magazinave te kanabisit po jo per trafikantet, pasi do ngelen pa paguar 30% policisë dhe shtetatërve.

Më poshtë, postimi i Meidanit

Po ca gjobe progresive per shkelje te rregullave te qarkullimit thua o burre…une them ti marresh shpi e katandi me mire se bashku me patenten! Besoj jemi i vetmi vend ne bote qe per mosvenie rripi te pezullojne patenten 1 vit. Ketu nuk merren masa sensibilizuese e edukuese por rrjepese, demtuese per qytetarin e perfituese per shtetin. Por vetem aman te mbushin arken e shtetit se keq puna me duket. Nderkohe, pse jo, duhen masa me te rrepta per puntoret e arave e magazinave te kanabisit po jo per trafikantet ju lutem aman se ngelen pa paguar 30% poshte e larte policise e shtetareve pale se i tkurret dhe aktiviteti e bashke me te dhe ekonomia qe eshte totalisht e varur tek bima e gjelber! Jeni bere me qesharak sa nuk ka ku te veje!





Lajmet e fundit nga