web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lavazhieri i merr armën policit në Tiranë/ Poston fotot në FB

9 Dhjetor 2016, 17:13, Aktualitet CNA

Një i ri,  ka postuar në Facebook disa foto me armën e Policisë së Shtetit. Në foto duket një nga policët, i cili mban një leckë në dorë, mesa duket i është futur vetë punës për të larë furgonin e policisë.

Ndërsa lavazhieri, siç bën me dije raportuesi, ka marrë armën e policit dhe ka bërë foto, të cilat me shumë krenari i ka postuar më pas edhe në Facebook, duke thënë se tani vetëm bombat i mungojnë, shkruan JOQ

Nuk e dimë për çfarë arsye policët i kanë lënë armën në duar të riut, por kjo nuk është aspak profesionale.

“Shikoni pak policinë tonë, i jep armën lavazhierit për foto, kjo ndodh vetëm në Shqipëri”, thotë raportuesi.

 

 





Lajmet e fundit nga