web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Debate në kryesinë e PD në Vlorë/ Kundërshtohen vendimet abuzive të Flamur Nokës

9 Dhjetor 2016, 16:34, Aktualitet CNA

Dje pasdite është zhvilluar mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë ku ka pasur debate të shumta për mënyrën e organizimit të degë.

Burime për citynews thanë se anëtarë të kryesisë së degës kanë kundërshtuar hapur vendimet arbitrare të të deleguarit nga PD, Flamur Noka, të cilat kishin të bënin me heqjen pa votim, me një letër nga Noka, të kryetarit të grup-seksionit 3.

Gjithashtu, përplasjet pati edhe për zgjedhjet fiktive pa korum në grup-seksionin nr.5, duke hequr edhe aty Marin Suli dhe duke bërë zgjedhjen e të preferuarit të Flamur Nokës.

Të njëjtat burime theksuan për citynews se debate të forta pati edhe për dy grup-seksione në komunën Qendër Vlorë. Kjo pasi, ndarja me dy grup seksione u krye pa vendim kryesie, por në mënyrë anti-statuore vetëm me urdhër gojor të Nokës.

Një debat i fortë është zhvilluar edhe për zgjedhjen e kandidaturave për kryetarë. Kreshnik Alimerko dhe Neshet Ngucaj kanë kërkuar që kandidaturat për kryetar të jenë sa më përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse, por Noka ka theksuar se emrat do të lexohen atë ditë në sallë para kuvendit, që do të thotë se kandidatët nuk do të kenë mundësi të lobojnë për të kërkuar votën e delegatëve.

Të gjitha veprimet e Flamur Nokës kryhen thjesht dhe vetëm për të nxjerrë në krye të degës të preferuarin e tij, duke zhvilluar një proçes skandaloz dhe të turpshëm që fillon me dëbimet e njerezve me kontribute ne PD dhe drejtuesve te rinj me vlera ne kete parti, si pjesë e hapjes dhe bashkimit të vlerave, mënyrë te cilën, Noka e përkthen në përçarje dhe masakrim të pjesës së mbetur të opozitës në Vlorë.

Nga gara, gjithashtu është tërhequr edhe Hysni Sharra, i cili mësohet se ka pasur një përplasje të fortë në mbledhjen e kryesisë me Flamur Nokën. Kuvendi i Degës është vendosur të zhvillohet fundjavën e ardhshme, por përplasjet pritet të vazhdojnë pas përjashtimeve, përplasjeve dhe vendimeve arbitrare të të deleguarit të Lulzim Bashës, deputetit Flamur Noka.

Të gjitha veprimet përjashtuese dhe përçarëse të Flamur Nokës, vijnë si pjesë e ofertës dhe udhëzimit që ka dhënë së fundmi Lulzim Basha për hapjen dhe bashkimin e Partisë Demokratike./citynews





Lajmet e fundit nga