web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasadori i SHBA-ve, Lu: Do arrestohen dhe përballen me drejtësinë, gjyqtarë dhe politikanë

5 Dhjetor 2016, 12:05, Aktualitet CNA

Ambasadori amerikan Donald Lu, gjatë fjalës së tij në një Simpozium për Antikorrupsionin, deklaroi se shqiptarët duhet të presin edhe pak për burgosjen e trafikantëve të drogës, përpalljen me drejtësinë, të politikanëve të majtë dhe të djathtë si dhe gjyqtaret e korruptuar.

Ambasadori Lu u shpreh se Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK, do të ketë asistencën e FBI-së dhe mbështetjen e SHBA-ve, në luftën e tyre ndaj korrupsionit. Ai theksoi se vonesat për zbatimin e ligjit po vijnë nga pengesa që i bëhet zbatimit të ligjit nga njerëzit e përfshirë në korrupsion, siç janë: gjyqtarët e korruptuar që kërkojnë favore, para dhe seks për një vendim gjykate. Pengesa e ligjit bëhet sepse personat e korruptuar janë të frikësuar, thonë gënjeshtra për Ambasadorin e BE-së dhe Kreun e EURALIUS. Ne presim dhe mbështesim, opinionin e Venecias për të filluar zbatimin e Reformës në Drejtësi.

SPAK dhe BKH do të çojnë përpara drejtësisë politikanë, gjyqtarë të korruptuar por edhe trafikantët dhe autorët e krimit të organizuar. Për këtë duhet të prisni edhe pak tha Lu gjatë fjalës së tij./ Citynews





Lajmet e fundit nga